E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polic per trashegimine

Pasuria arkeologjike e zones se Amantias ende ne duart e banoreve te fshatit. Per te shpetuar kete pasuri dhe per ta mbledhur ne muze ligji per trashegimine ndonese i mire nuk parashikon policet e sigurise

Eumlshte nje godine karakteristike me fytyren e saj buze detit jugor dhe mban emrin Muzeu Kombetar i Pavaresise ne Vlore. Duhet te jete e dokumentuar sepse aty sot vijne dhe kane ardhur mjaft turiste si atehere ne dite historie kur u be strehe e qeverise se pare te shqiptareve dhe muze arkeologjik ne kohen e Zogut. Duke gjezdisur neper libra historie neper flete ditari gjetem edhe kete shenim te vogel per kohen e kesaj godine qe mendohet se i ka sherbyer Godina ka qene spital qender karantine seli qeverie - pas 1912 muze arkeologjik - 1937 shkrumbezuar - 1939 muze pavaresie - ne vitin 1962 rimerr tiparin e vertetesise. Ne kete godine jane treguar gjetjet e Leon Reit. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas buleterionit dhe me pas te odeonit dhe bibliotekes. Nje koleksion i rendesishem qeramike u krijua nga germimet ne nekropol dhe u vendos perkohesisht ne ndertesen e Pavaresise ne Vlore ku u grabit nga ushtaret italiane ne diten e pare te pushtimit fashist... - shkruan Yzeir Ismaili i cili ishte drejtor i pare i Muzeut Arkeologjik.

Nga viti 1937 ne vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i ketij muzeu arkeologjik. Ne minieren e Selenices eshte gjetur nje statuje e cmuar maket deleje. Kishte permasa te vogla. Italianet e marrin dhe e nisin menjehere drejt shtetit te tyre pertej kanalit te Otrantos. Drejtori i muzeut beri nje proteste te fuqishme. I kerkoi qeverise qe te nderhynte ne menyre urgjente per te kthyer figuren e grabitur. Ndersa konsullates italiane i tha se kjo statuje duhej te rikthehej ne qytetin e tij ne mezen e arkeologjise. Ndonese ai kishte studiuar ne shtetin fqinje nuk ju dorezua kthetrave te vetmise Yzeiri nuk reshte te kerkonte prane autoriteteve statujen e grabitur qe ishte derguar pertej ketij vendi ndonese ishte zbuluar ne nentoken e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Objektet arkeologjike u grabiten dhe u prishen. Gjate kohes qe ka qene drejtor i ketij muzeu eshte marre me grumbullimin e objekteve arkeologjike qe ndodheshin neper institucione apo ne banesat e qytetareve. Por ketu duhet permendur edhe Eqrem bej Vlora per kontributin qe ka dhene ne pasurimin e muzeut.

Kontrabandistet objekte ne kembim te parave

Nje ndertues me thote rreth dy vjet me pare se do te deshironte te kishte ne koleksionin e tij edhe monedha te Amantias dhe se ai do ti blinte me cdo cmim. Pyetja qe shtrohej pas kesaj oferte kriminale ishte Nje kontrabandist i objekteve kulturore ishte zoteria apo si Apo si tregtar qe i shesin brenda vendit duke perfituar nga leverdia e cmimit

Megjithese shihej nje rreze drite sepse objektet nuk shkonin pertej kufirit shqiptar pra nuk gjendesh nderkaq te ekspozuar neper muzeumet e botes i afrova nje menyre qe edhe ai te mos behej pre e kesaj menyre kriminale. Duke pasur ne banesen e tij shume monedha i dhashe 20 kartela duke i treguar se si mund te kartelizohen dhe pastaj te shkonim tek QIKPR ne Tirane per te bere regjistrimin e kesaj pasurie qe leviz nen dore dhe qe pergatit nuk gjendet e regjistruar. I mori kartelat por me pas nuk u be me i gjalle. Kur shkova drejtor ne Amantia banoret nen ze donin te thoshin Ka qene nje muze qe ne vitin lsquo91 u prish u grabit dhe te gjitha objektet e tij i morrin banoret e lagjes kala apo te tjere. Madje u zu nje italian dhe nje shqiptar me nje makine duke transportuar objekte te ketij qyteti antik drejt Italise. Ndertova nje celes duke bere identifikimin e objekteve si dhe emrat e personave qe kishin objekte ne banesat e tyre duke marre si mates kohen e marre dhe faktin e gjetur e grabitur apo e dhuruar. Banoret qe edhe vete ishin te interesuar per keto objekte me treguan se ne lagjen kala ka mjaft prej ketyre objekteve qe i ruajne ne shtepi por ka mundesi qe nje pjese e tyre tashme te gjenden jashte vendit. Ne fshatin Amonice nje mesoburre V. Rama me tregoi se kishte monedha qe i kishte gjetur tek nje varr perkarshi qytetit antik aty nga fillimi i viteve lsquo90. Ky njeri i ndershem i dorezoi 10 monedhat ne Muzeun Historik Arkeologjik te Vlores pa shperblim. Ish-kujdestari i ketij qyteti ruante ne oborr 10 objektet gure te ikonostasit te bazilikes paleokristiane. Me erdhi burimi qe ky person aktualisht nuk jeton me dhe i kerkova ti dorezonte te cilen ai pranoi. Dhe keto objekte sot gjenden te Muzeu Arkeologjik Apoloni.

Pergjithesues mbi identifikimin e gjetjeve arkeologjike

Identifikimi i gjetjeve arkeologjike perben nje nder problemet kryesore te specialisteve. Per ta realizuar kete program ndoqem target udhen lineare te gjerave

a-marrja e te dhenave nga literatura e zbulimeve arkeologjike ne Amantia dhe te gjitha botimet qe kane permendur kete qytet antik.

b-sigurimi i te dhenave nga burime te tjera

c-katalogimi i te dhenave kryesore per objektet e zhdukura

d-dixhitalizmi i te dhenave per objektet e zhdukura

Ne vitin 2007 nisi organizmi i punes per grumbullimin e objekteve te grabitura te humbura dhe te gjetura nga banoret e zones. Deri tani jane identifikuar rreth 26 objekte per te cilat eshte kryer edhe katalogimi. Te gjitha keto objekte te humbura kane foto dhe gjenden aktualisht tek qendra e regjistrimit te pasurive kulturore. Ne lagjen Kala gjenden tre banore te cilet kane objekte si monedha dhe figurina te cilat i perkasin ketij qyteti antik. Ne fshatin Sevaster eshte perseri nje banore tjeter qe ka pasur prona pane ketij qyteti antik dhe disponon nje statuje. Ne lagjen Kala fshati i sotem Ploce i ketij qyteti antik jane 6 familjet qe banojne aty prej vitesh. Ata mund te rrezikojne monumentet dhe ti demtojne ato nga fakti se kane bageti dhe prona ne territorin e parkut. Edhe nje pjese e banoreve te ketij fshati qe banojne ne pllajen e pertejme te qytetit antik bagetite i kullosnin ne keto territore si prona te perfituara nga ligji i pronave. Ne Orik me thane se ka germuar prej vitesh L. K. Pyetja e thjeshte eshte se ku jane objektet e nxjerra gjate germimit

Ka ligj per trashegimine por nuk ka polici per trashegimine

Ekziston nje ligj organik per trashegimine kulturore qe u be ne kohen e ministrit Bujar Leskaj qe u pergatit nga V. Tole dhe specialistet e tjere. Si ligj eshte shume i mire. Fakti qe calon si te gjitha gjerat eshte se nuk ka polici te trashegimise. Si mund te behet kjo Shume objekte te medha dhe te vogla gjenden ende te fshehura neper qilare apo banesa te qytetareve kjo pasuri e humbur qe neser mund te kontrabandohet jashte vendit duhet tu kthehet muzeumeve te vendit. Kthimi dhe zbulimi i objekteve te grabitura te gjetura dhurimi apo te tjera duhet te shkojne ne ate destinacion qe i ka gjithe bota. Banoret mbajne padrejtesisht neper banesat e tyre nje pasuri qe u perket gjithe shqiptareve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›