Pakete sherbimesh mjekesore pa pagese per qytetaret
Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne baze te urdhrit nr. 478 date 06.09.2010 miratoi dje Strategjine per Reformen ne Sistemin e Urgjences Mjekesore. Kjo strategji eshte pergatitur ne bashkepunim me OBSH. Ky projekt i financuar ne forme grandi nga Qeveria Japoneze eshte duke pajisur me 14 departamentet te urgjences ne te gjithe vendin. Kater objektivat specifike te kesaj strategjie jane 1. Te krijoje nje pakete baze te sherbimeve dhe asistences mjekesore te urgjences qe do ti jepet popullates pa pagese dhe sipas standardeve te aplikuar njesoj ne te gjithe vendin. 2. Te krijoje mjetet per vendim marrje te shpejte dhe te sakte ne diagnostikimin dhe trajtimin protokollet klinike algoritmet teknikat e perzgjedhjes se patologjive kryesore te sherbimit te urgjences sipas konsultes se eksperteve profesioniste. Ketu perfshihen protokollet klinike algoritmet teknikat e perzgjedhjes se tirazhit etj. 3. Te propozoje nje njesi standard te Departamentit te Urgjences i pajisur me mjetet perkatese per te realizuar diagnostikim dhe terapi efektive. 4. Te perfshije publikun shqiptar ne perdorimin e pershtatshem te Sherbimit te Urgjences Mjekesore dhe kontributit vullnetar per permiresimin e tij. Ministria e Shendetesise per implementimin e kesaj strategjie ka punuar paraprakisht duke perfunduar fazen e pare ne QSUT ne godinen e re ku eshte ngritur departamenti i urgjences i pajisur me aparatura bashkekohore per funksionimin e saj. Nga bashkepunimi qe Ministria e Shendetesise ka me Italine kjo e fundit ka akorduar 4.5 milion euro per te asistuar ne implementimin e kesaj strategjie. Si objektiv afat shkurter kjo strategji ka trajnimin e personelit qe aktualisht punon ne kete sherbim ndersa afatgjate perfshirjen e Mjekesise se Urgjencave ne Currikulat e Fakultetit te Mjekesise. Gjithashtu sot ne date 7 shtator inaugurohet spitali i ri i Kavajes ne te cilin eshte konceptuar edhe sherbimi i urgjences mjekesore me gjithe pajisjet e nevojshme.
Strategjia
Drejtori i Pergjithshem i Politikave Pellumb Pipero ne nje konference per shtyp gjate prezantimit te kesaj strategjie tha se ajo synon te siguroje standardet bashkekohore te ofrimit te sherbimit te urgjences per te gjithe pacientet e pranuar. Sipas Piperos duke skicuar aspektet kryesore te Sherbimit te Urgjences Mjekesore do te jepen keshilla praktike per nje reforme politike ne kete sherbim. Ky eshte nje sherbim urgjence cilesor dhe bashkekohor persa i takon standardeve qe ofron. Me kete strategji do ti japim fund kaosit dhe menyres se si trajtohen te semuret gjate ndihmes para- spitalore. Strategjia sjell apo zgjeron aksesin per nje sherbim te kualifikuar ne baze te ketyre standardeve qe ofron ky sherbim i urgjences kombetare shqiptare tashme. Strategjia rrit efikasitetin duke ulur dhe koston e ketij sherbimi. Strategjia e Sistemit te Urgjences ka si synim krijimin e nje pakte baze te sherbimeve dhe asistences mjekesore te urgjences qe do ti jepet popullates pa pagese dhe sipas standardeve te aplikuara njesoj ne te gjithe vendin - tha Pellumb Pipero. Drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise tha gjithashtu se konceptet e perpunuara dhe te paraqitura ne kete dokument sigurojne nje baze mbi te cilen mund te planifikohet dhe vihet ne praktike alternativa te ndryshme per nje reforme ne Sistemin e Sherbimit te Urgjences Mjekesore.
Qellimet
Sipas ministrise se Shendetesise pergatitja dhe miratimi i ketij dokumenti u be i domosdoshem pas evidentimit te ulet te Sherbimit te Urgjences Mjekesore si dhe perdorimit ne nje shkalle tejet te ulet te ambulancave te urgjences si menyre per transportimin e pacienteve. Burimet zyrtare ne kete ministri thone se ne Sherbimin e Urgjences Mjekesore mungonte teresisht sistemi i mirefillte i referimit dhe kapacitet diagnostikuese per kryerjen e testeve baze dhe atyre te shpetimit te jetes. Gjate monitorimeve te drejtorive shendetesore rezultoi gjithashtu se ne Sherbimet e Urgjences kishte mungese arkive lidhur me te dhenat e pacienteve kartelat mjekesore dhe regjistrave si dhe mungese standardesh ne sherbimin klinik dhe ne ate te perkufizimeve. Sipas perfaqesuesve te kesaj ministrie kjo strategji ka si qellim trajnimet profesionale fokusuar vecanerisht tek mjeket e urgjences dhe ndihmesit e tyre.
1. Te mbeshtese Ministrine e Shendetesise per ti dhene te gjithe popullates shqiptare cilesine me te larte te sherbimit ne kujdesin para-spitalor trajtimin dhe transportin me ambulance si dhe ne sherbimin e urgjences spitalore.
2. Te rrise imazhin per komunitetin si dhe besimin e popullates ne Sistemin Shendetesor Kombetar.
3. Te arrije nivelin me te larte te mundshem te cilesise se Sherbimit te Urgjences me asetet dhe burimet qe ka ne dispozicion.
4. Te siguroje qe Sherbimi i Urgjences Mjekesore te plotesoje detyrimet e tij statutore.
5. Te realizoje vleren me te mire financiare per te rritur ne kete menyre maksimalisht burimet per kujdesin dhe sherbimin ndaj pacientit.
6. Te inkurajoje dhe zhvilloje sherbimin e urgjences si pjese integrale e sistemit shendetesor.
7. Te rrise vetedijen ne popullate mbi perparesite e perdorimit korrekt te sherbimit te urgjences mjekesore.
8. Organizimi i sherbimit te urgjences si nje i teri.
9. Moduli standard i Departamentit te Urgjencave me personel te trajnuar ne menyre te posacme dhe pajisur me minimumin e mjeteve te nevojshme per nje diagnoze dhe trajtim efektiv i cili do te ndihmoje ne zhvillimin e nje programi te gjere reforme te sherbimit te urgjences mjekesore.
10. Mjetet dhe teknikat e standardizuara bazuar ne evidenca klinike te cilat do te mbeshtesin ofruesit e sherbimit ne dhenien e sherbimit shendetesor me te pershtatshem sigurimin e standardeve te cilesise si dhe ne harmonizimin e sherbimit ne te gjithe vendin. Praktika bazuar ne evidenca shkencore do te rrise mundesine e rezultateve te favorshme per pacientin.
11. Protokollet e standardizuara te ekzaminimit te pacientit dhe percaktimi i perparesise se trajtimit do te mundesojne perdorimin sa me te mire te aftesive dhe metodave profesionale per te zoteruar plotesisht situaten e renduar te urgjences duke kontribuar efektivisht ne permiresimin e cilesise se sherbimit te urgjences per qytetaret.
12. Sistemi i sherbimit te urgjences mjekesore te jete plotesisht i integruar me te gjithe sherbimin shendetesor dhe vecanerisht me sherbimin e kujdesit shendetesor paresor.
7 Shtator 2010