E Diel, 1 Nëntor 2026

Në minierë pa bombola oksigjeni e pa barela, ndihma u shkon një orë me vonesë

Share

Tragjedia e Bulqizës, me një të vdekur e nëntë të plagosur ka tronditur opinionin publik. Tre të plagosur janë në gjendje të rëndë për jetën, kurse vetë minatorët thonë se nuk ekziston asnjë siguri në punë. Baki Bajraktari, kreu i sindikatës së grevistëve, dëshmitar në vendngjarje ka rrëfyer se ndihma u ka shkuar 50 minuta me vonesë. Asnjë bombol oksigjeni nuk ka pasur e madje as barrelë për të transportuar viktimat. Njoftimi për shpërthimin është bërë që në orën 9.05, por vetëm thuajse një orë më vonë kanë mbërritur forcat e shpëtimit. Bajraktari thotë se tani faji do i vihet të vdekurve, por është e qartë se kush i ka fajet. Ekspertët e qeverisë kanë deklaruar se shpërthimi ishte i paparashikueshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›