E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigranti shqiptar vret veten duke u hedhur nga treni i shpejtësisë së lartë

Share

Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga një tren i shpejtësisë së lartë, raporton Daily Mail.

Sipas gazetës, 22 vjeçarit i ishte refuzuar hyrja në Britani të Madhe pasi kishte kaluar kanalin me një tren Eurostar, ndaj ai po kthehej në Bruksel. Gjatë rrugës ai ka arritur të aktivizojë hapjen e derës dhe është hedhur nga treni që lëvizte me 160 kilometra në orë. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme të kësaj ngjarje, por ajo ka shkaktuar një kaos në lëvizjen me këto trena. Eurostar pezulloi shërbimet kurse policia thotë se kjo vdekje ende është e pashpjegueshme. Pas zërave se ai po depërtohej, autoritetet e migracionit thanë se ai nuk po deportohej, por nuk komentuan më tej për shkak se policia po heton.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›