E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne mund të ndërtojmë një paqe të qëndrueshme në Afganistan

30-08-2012 / Nga John R. Allen

Nga John R. Allen
(Uashington Post)

Ne mund të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë në Afganistan, duke mposhtur Al- Kaedën si dhe duke i mohuar atij një strehë, por kjo varet në arritjen e një Afganistani që mund të qëndrojë me këmbët e veta. Kohët e fundit kam marrë pjesë në një festë për të kujtuar vitin e ’93 të pavarësisë së Afganistanit. Unë u godita nga shpresa dhe nga forcimi i identitetit kombëtar afgan dhe vendosmërisë për të kapur së ardhmen e vendit të tyre. Shumica e amerikanëve nuk e shohin angazhimin e afganëve në vendin e tyre ose përmirësimin e sigurisë që është rezultat i luftës sonë së bashku, por unë e shoh dhe jam i bindur se, ne mund të konsolidojmë fitimet tona dhe mund të ndërtojmë një paqe të qëndrueshme në një pjesë të botës jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ky moment në historinë e Afganistanit nuk ka ndodhur rastësisht ose prej fatit, por në vrazhdën e ngjarjeve të fuqishme: Rritja e fuqisë dhe aftësisë së forcave afgane të sigurisë, nënshkrimi i partneriteteve strategjikë dypalësh e shumëpalësh dhe zotimi i komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e konsiderueshme ndaj dekadës së ardhshme.
Këto arritje kanë qenë kockat e skeletit së forcave të shquara aleate e afgane, ato që shërbejnë sot dhe ato që kanë shërbyer më parë. Sakrificat e tyre të mëdha po krijojnë kushte sigurie, që, më në fund po sjellin një kuptim të vërtetë së besimit të popullit afgan.
Ne nuk do të lejojmë që përpjekjet tona të shkatërrohen nga të ashtuquajturit sulme të “të gjelbërve mbi blutë”, të shtënat afgane ndaj trupave të koalicionit, të cilët kanë tërhequr mjaft vëmendjen kohët e fundit. Çdo shembull është një tragjedi dhe ne vajtojmë çdo humbje. Unë kam qëndruar në platformën e aerodromeve këtu teksa dërgonim në shtëpi heronjtë tanë të rënë. Personalisht, e kam ndjerë humbjen e çdo anëtari së Forcës Ndihmëse të Sigurisë Ndërkombëtare. Udhëheqësit afganë e ndërkombëtarë të të gjithë niveleve po i kushtojnë kohë e përpjekje të pafundme reduktimit së këtij rreziku. Ne kemi zbatuar masa për të mbrojtur sa më mirë trupat tanë, kemi ndihmuar në ndërtimin e një force afgane prej 350.000 vetash dhe afganët po udhëheqin operacionet e sigurisë në ¾ e vendit. Ky moment është i pakthyeshëm, por historia e vërtetë këtu është e gjelbra dhe bluja. Çdo ditë, qindra e mijëra ushtarë e policë afganë përgjatë këtij kombi, punojnë e luftojnë krah për krah me trupat e koalicionit për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët dhe për të mbrojtur popullsinë civile. Ne ndërveprojmë ngushtë në operacione të shumtë, duke zgjeruar sigurinë për popullin afgan.
Fokusi në sulmet “e gjelbër ose blu” errëson masakrat e pashpirta të civilëve afganë nga kryengritësit e udhëhequr nga Mohammed Omar. Ai i ka përlyer duart e tij me gjak të pafajshëm edhe pse në mënyrë hipokrite i thotë vartësve te tij që të mos sulmojnë civilët. Ai dhe forcat e tij janë jashtë kontrollit. Ndoshta kjo nuk është një surprizë. Omari jeton në Pakistan ashtu si dhe shumë prej “komandantëve” të tij. Nga kjo pikë e sigurt dhe e favorshme, ata kanë dërguar qindra të rinj, të ndikueshëm, kryesisht fetarë dhe të rinj të pambrojtur, drejt vdekjes e arrestit në Afganistan. Për këtë, atyre duhet t’i konfiskohet nderi dhe çdo pretendim për virtyte islamikë.
Ata po humbin. “Të gjelbrit” e “blutë” kanë marrë luftimet e armikut të kuq, talebanëve dhe armiku po lufton përsëri nga një pozicion i dobët. Forcat e tij kryesisht janë refuzuar nga shumica e popullsisë së zonave përkatëse si dhe ndërmjet radhëve të terrenit më të rëndësishëm në Afganistan, popullit afgan. Omari po humbet mbështetje financiare nga donatorët, të cilët po i dërgojnë paratë e tyre diku tjetër dhe nga fitimet e reduktuara të drogës, në sajë të përpjekjeve afgane dhe të koalicionit për të zhdukur të korrat e lulëkuqeve. Më në fund, forcat e sigurisë afgane po rriten në numër e cilësi çdo ditë. Zona e kontrolluar nga forcat aleate e afgane arrin në zonat mbështetëse talebane, që prej kohësh kishin qenë të paarritshme. Me çdo mizori, vrasje dhe grabitje të shkaktuar mbi afganët e pafajshëm, kryengritësit distancohen më tej nga populli afgan dhe besimi i tyre, për të cilën është një ndalim i veçantë kundër vrasjes së civilëve të pafajshëm ose nga përfitimi i goditjes së drogave dhe kriminalitetit të ndyrë.
Kjo po krijon një kombinim ngjyrash të rëndësishëm: E bardhë mbi të kuqe. Popullsia afgane po organizon për të përzënë talebanët e urryer nga fshatrat e tyre. Kjo lëvizje po shfaqet në zona ku dora e rëndë e talebanëve ka krijuar një lëvizje popullore kundër kryengritësve. Këto tendenca flasin qartë për të ardhmen e Afganistanit, por bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se këto përfitime janë të brishtë e të kthyeshëm nëse ne humbin vullnetin tonë për t’ia dalë mbanë.
Amerikanët, aleatët dhe forcat e sigurisë afgane do të vazhdojnë të merren me sulmet “e gjelbër mbi blu”. Ne do të vajtojmë të vdekurit tanë, por nuk do të lejojmë që ky kërcënim të pengojë përparimin e bërë nga koalicioni dhe forcat afgane. Gjithashtu, ne do të mbrojmë popullsinë civile, “të bardhët”, nga goditja e talebanëve, “të kuqët”.
Kjo luftë është larg përfundimit, por zgjidhja do të gjendet në forcën tonë në rritje dhe nuk do të përcaktohet nga incidentet të dhunës së “të gjelbërve mbi blutë”. Kauza jonë është e drejtë, vendosmëria jonë është e qartë dhe sakrificat tona nuk kanë qenë të kota. Në fakt, ne po mbizotërojmë.

Autori është komandant i Forcës Ndihmëse së Sigurisë Ndërkombëtare të NATO-s dhe forcave amerikane në Afganistan

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›