E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne ndihme te femijeve

Ka mjaftuar kronika ne Top Channel diten e marte, qe menjehere opinioni publik te sensibilizohet dhe te ofroje ndihme e mbeshtetje per nje familje me 4 femije nga Tropoja.

Duket se deshirat e ketyre femijeve kete fundvit do te plotesohen. Nen kujdesin e zonjes Vjollca Hoxha u organizua sensibilizimi dhe ndihma konkrete e kompanise “Top Media”, te ciles iu bashkua edhe banka “Credins”.

Ato i dhuruan kesaj familjeje nje shume te caktuar parash, por edhe disa dhurata e ushqime, ndersa kompania “DigitAlb” nje dekoder satelitor.

“U gezuan shume kalamajte dhe u gezova edhe une”, eshte shprehur nena e femijeve. Gezimin nuk mund ta fshihnin as te vegjlit, te cilet kane shprehur edhe falenderimet e tyre. “Jane lodrat qe doja. Ju falenderoj me gjithe zemer per keto dhurata te bukura”, ka thene nje nga femijet.

Pas transmetimit te kesaj historie ne redaksine e Top Channel kane mberritur shume telefonata nga qytetare dhe shoqata te ndryshme qe duan t’i vine ne ndihme kesaj familjeje. Te gjithe ne mbeshtetje te femijeve, te cilet se paku ne keto Krishtlindje nuk do te jene vetem.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›