Ne ndihme te jetimeve

Diplomatë dhe nëpunës të ambasadave e institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tiranë e kanë shfrytëzuar paraditen e së shtunës dhe motin me diell për të vrapuar. Nuk ishte një vrapim rutinë, por i ideuar për bamirësi me moton “Të vrapojmë për fëmijët".
"Jam këtu për të vrapuar, me qëllimin e mirë për t'i ardhur në ndihmë jetimoreve në Shqipëri. Punoj për ambasadën holandeze dhe ne jemi një prej sponsorëve të këtij aktiviteti", tha Annette Kuijisten, punonjëse në ambasadën holandeze.
Ndërsa David Stallings, punonjës në ambasadën amerikane shprehet: "Nëpërmjet këtij aktiviteti synojmë të mbledhim para për fëmijët dhe jetimoret. Besoj se ndihma jonë do të ndryshojë sadopak jetën e tyre. Për mua është hera e parë që marr pjesë në këtë aktvitet".
Charles Linderman, i cili prej vitit 2003 ka krijuar dhe drejton "Shtepine e Shpreses", qender rezidenciale per femijet e braktisur ose pa prinder, ne Shen Avlash ne Durres, është organizuesi këtij aktiviteti
"Ajo që ne duhet të bëjmë është të tregojmë më shumë interes për fëmijët dhe jetimoret në Shqipëri", tha Linderman.
Pas 15 minutash vrapim një djalë ishte i pari që mbërriti në finishin e këtij vrapimi bamirësie një mënyrë e njohur në perëndim për të mbledhur fonde që shkojnë për bamirësi. Shume biznese vendase mbeshtet kete aktivitet dhe donacionet e tyre shkuan ne sherbim te shtepive te femijes ne qytete te ndryshme te vendit.
Facebook Sondazh
A tregon shteti shqiptar kujdes per femijet jetime?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_492'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(492); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Buna, Mediu: Punimet të jenë te koordinuara
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe ministri i Administrimit të Ujërave në Malin e Zi, Tarzan Miloshevic kanë diskutuar mbi investimet në të dy anët e liqenit të Shkodrës dhe lumit Bunë, me qëllim që të mos ndikojnë negativisht në përmbytjen e territoreve të të dy vendeve.
Korcë, rritet numri i divorceve
Gjatë 10 muajve të këtij viti, 315 persona në qytetin e Korcës kanë depozituar në Gjykaten e Faktit kerkese per zgjidhje martese. Groposen të gjalla 3 mijë pula
3 mijë pula u bllokuan prej 8 ditësh në pikën doganore të Qafë-Thanës. Inspektoriati Kombëtar i Ushqimit nuk lejoi kalimin e kamionit me pulat e blera në Maqedoni dhe që ishin për skartim. Berat, mungon ngrohja nëpër shkolla
Shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit janë pa ngrohje, ndërkohë që nga zyra e shërbimeve në bashkine e këtij qyteti nuk është marrë asnjë masë për pajisjen me dru zjarri të tyre. Elbasan, shkolla nuk ka kushte për mësim
Godina e shkollës “Osman Gjini” në Komunën Mollas është e amortizuar. Ne pjesen me te madhe te saj muret jane me lageshtire dhe sistemi i ngrohjes ne shkolle nuk funksionon.
Lajmet kryesore
Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Berisha: Tiranë-Elbasan, metropol ekonomik
Banda e policëve të rremë
Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores