E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i mbyll dyert Metes


Kreu i opozitës Edi Rama, gjatë takimit me anëtarët e sapozgjedhur të Asamblesë Kombëtare nga kongresi i 5 nëntorit, ka kërkuar një rol më aktiv të tyre duke mos anashkaluar edhe zërat brenda PS për një afrim apo bashkim me LSI-në e Ilir Metës, për të mundur Berishën.

Ky takim ishte me dyer të mbyllura për median, por nga një deklaratë për shtyp lëshuar nga selia rozë mësohet se Rama në takim është shprehur se:

“Asambleja e shkuar nuk ishte gjithnjë në lartësinë e detyrës dhe veçanërisht mbulimi i territorit që është një nga funksionet kryesore të asamblesë, si forum drejtues i partisë, la jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, duke e lënë tërë barrën mbi deputetët”.

Ndërsa burime brenda kësaj PS ka detyrim ta largojë Saliun në radhë të parë me një moral të ri si, garanci për mirëqeverisje

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste mbledhjeje i thanë Top-Channel se Rama, duke iu drejtuar anëtarëve të asamblesë, theksoi se ai e konsideronte naive, për të mos thënë qesharake, që nga disa eksponentë brenda PS-së të thuhet: “të bashkohemi edhe me Metën për të mundur kryeministrin Berisha”.

Kjo, ka thënë Rama, është njësoj si të thuash se pa gjysmën e Saliut ne nuk mundim dot Saliun, ndërkohë që PS dhe koalicioni i sotëm opozitar ka detyrim ta largojë Saliun në radhë të parë me një moral të ri, si garanci për mirëqeverisjen.

Në fund, kryetari i Partisë Socialiste kërkoi nga anëtarët e sapozgjedhur të Asamblesë Kombëtare që t'i dërgojnë drejtëpërdrejtë propozimet e tyre të mundshme për kryesinë e re të partisë, e cila do të zgjidhet në dhjetor.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Të mbash gojën
Skënder Minzhozi - Pak ditë më parë Ben Blushi shprehej në një intervistë për Alfred Pezën, se Kryeministri Berisha është një njeri banal. "Meta...stazat" e Gjykatës thonë: Ju kanë bërë sytë
Andrea Stefani - Mënyra se si një gjykatë po e trajton skandalin e videos Meta-Prifti është edhe një provë më shumë e kapjes së drejtësisë nga metastazat e pushteteve politike. Mediu në Izrael
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe një grup deputetësh,ishin në Izrael ku morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me fokus mbi ujin, energjinë e qëndrueshme dhe teknologjinë mjedisore. Fier, qarku me dy kryetarë
Këshilli i qarkut të Fierit është me dy kryetarë edhe pse dy partitë e mëdha politike kërkojnë të kenë maxhorancën e anëtarëve.

PS, konkurs për Avokatin e Popullit
Ndërsa mazhoranca muaj më parë i kishte kërkuar opozitës të vendoste për propozimin e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit, socialistët kanë vendosur ta përkthejnë këtë tani në një iniciativë të re dhe disi të vecantë.

Lajmet kryesore

Tjetër krim i rëndë në familje
Ngjarja e Beratit “kopiohet” në Tiranë
Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Banda e policëve të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›