Guangzhou i Lippit, kampion në Kinë

Guangzhou Evergrande është kampion i Kinës. Skuadra e udhëhequr nga Marcello Lippi ka rrëmbyer titullin e kampionit, një xhiro para fundit, falë fitores me rezultat 1-0 ndaj Liaoning Whowin dhe me barazimin e Jiangsu Sainty, 0-0 ndaj Beijing Guo’An, e festoi triumfin në ligë.
Fitorja e Guangzhou erdhi në mënyrë dramatike. Golin e fitores e shënoi Gao Lin dhe atë në minutën e 91-të. Me këto tri pikë, skuadra e Lippit është ngjitur në kuotën 58, kurse Jiangsu ka 53 dhe me vetëm një xhiro para fundit ka humbur gjasat për titull.
Lippi mori drejtim e Guangzhout në maj të këtij viti.