Nivel shqetësues i prostitucionit në Afganistan

Kryesisht pas tij fshihen detyrimi dhe vështirësitë ekonomike. Prostitucioni është i ndaluar me ligj në Afganistan.
Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ekziston në këtë vend thellësisht konservator. Për shkak të mureve zakonisht të larta të shtëpive nga jashtë, nuk ka ndonjë shenjë ku klienti që kërkon një prostitutë mund të dallojë se në cilat shtëpi jetojnë tutorët dhe prostitutat. Por kush i kërkon ato edhe mund t'i gjejë.
Këtë njeriu mund ta zbulojë edhe në rrugë. Ai i ndez dritat e makinës një gruaje në rrugë të mbuluar me perçe. Nëse ajo i jep shenjë, ai e di se është "në adresën e duhur".
Heather Barr nga sektori për Azinë në Organizatën Human Rights Watch thotë se për një shtet konservator, siç është Afganistani, ekziston një shkallë çuditërisht të lartë e prostitucionit.
Por arsyeja nuk është se gratë zgjedhin vullnetarisht për ta bërë këtë punë. "Organizata jonë ka publikuar një raport mbi gratë në Afganistan, të cilat ndodhen në burg për krime "morale". Unë kam folur me këto gra dhe jam habitur se sa shumë gra kanë qenë të detyruara nga bashkëshortët dhe familjet e tyre të merren me prostitucion", tha Barr.