Ne ngerc shitja e OSSH

Qeveria pohon se per disa ceshtje eshte arritur konsensusi me kompanine ceke, por per pikat me delikate bisedimet vazhdojne intensivisht dhe palet duket se mbrojne interesa te ndryshme.
“Jane pika qe kane te bejne me borxhet e keqija qe popullata dhe institucionet buxhetore i kane KESH-it. Jane pika qe kane te bejne me investitorin, i cili do te negocioje me faktin se gjate periudhes se pare te veprimit do te kete edhe humbje”, ka deklaruar ministri i Energjitikes, Genc Ruli.
Shperndarja konsiderohet si hallka me problematike e sektorit te energjise ne Shqiperi. Prej gati 20 vjetesh, gati gjysma e energjise se prodhuar humbet ne rrjet, vidhet ose nuk arketohet si pasoje e keqmenaxhimit qe i eshte bere koorporates edhe nga politika.
Kjo situate ka ngritur shqetesime tek ceket, te cilet kerkojne tashme garanci me te medha duke perfshire ne bisedime edhe nderkombetaret.
“Negocimi vazhdon paralelisht, sepse krahas qeverise shqiptare po behen negociata edhe me Banken Boterore, e cila do te jape nje fond garancie per shoqerine ceke”, ka sqaruar Ruli.
Tenderi per shitjen e OSSH u zhvillua ne shtator dhe ne te u shpall fituese shoqeria ceke “Cez”, e cila ofroi 102 milione euro per blerjen e 75 per qind te aksioneve.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code