E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi, sa shume vuajme

70 % e njerezve bien pre e stresit ne jeten e perditshme. Mjeket neurologe spiegojne se pasojat e stresit jane mjaft te renda ne shendetin e njeriut dhe vitet e fundit jane shtuar me shume qytetaret qe paraqiten me semundje qe kane baze stresin.

“Vitet e fundit eshte shtuar numri i semundjeve qe lidhet me stresin. Ankohen per dhimbje stomaku, dhimbje te kockave, patologji te tjera qe kane probleme te stresit", u shpreh neurologia, Mira Rakacolli.

Me stres, perkufizohet  shperndarja mendore ose emocionale  e nje njeriu si pasoje e shtypjes apo presionit per te realizuar dicka, si pasoje e hidherimit apo nje ngjarje jashte pervojes se jetes se perditshme.

Por ngjarje te tilla jane shtuar se tepermi per shkak te faktoreve  te jashtem, duke shkaktuar dhimbje koke qe numerohen 90% e njerezve, pagjumesi apo dhe semundje te tjera te renda qe ndikohen direkt nga stresi.

Mjeket spiegojne se nuk jane vetem faktoret  e jashtem ata qe bejne qe qytetaret te perjetojne me shume stresin por lidhet edhe me menyren se si e suporton secili.

Ndaj per te frenuar pasojat e renda te stresit ne shendet rekomandohet qe qytetaret te konsultohen me mjekun specialist per te mesuar si ta menaxhojne stresin.

 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›