E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kondi: Ja se si me sulmuan agresoret

Gazetari Luan Kondi gjate nje prononcimi per shtyp ka deklaruar se eshte qelluar per shkak te profesionit nga kater persona, pak metra nga gazeta “Albania” ku edhe punon.

“Kam pasur goditje te forta ne pjesen e kokes, prane kafkes qe me kane demtuar shume”, ka treguar Kondi.

Kreu i Shoqates se Gazetareve Shqiptare, Ylli Rakipi ka kerkuar me tone te ashpra vendosjen perpara drejtesise te autoreve te ketij akti.

“Te sulmosh ne menyre vandale zevendeskryeredaktorin e “Albania” eshte nje akt qe na ka lene te cuditur. Eshte nje perpjekje per te trembur gazetaret dhe akti ka ndodhur ne hyrje te gazetes dhe gazetari eshte qelluar ne pune e siper”, eshte shprehur Rakipi.

Nderkohe, policia e Tiranes ka njoftuar se uniformat blu kane ndaluar nje nga personat qe dyshohet te kete ushtruar dhune ndaj gazetarit.

“Strukturat e komisariatit te policise numer 3 munden te identifikojne autorin e kesaj ngjarjeje, i cili dyshohet te jete shtetasi Leonard Pellumb Zani, 34 vjec, lindur e banues ne Tirane. Aktualisht ai ndodhet i shoqeruar ne ambjentet e komisariatit dhe materialet e grumbulluara nga policia do t’i kalojne prokurorise”, ka deklaruar zedhenesja e Policise se Shtetit, Alma Katragjini.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›