E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria e paafte te ndryshoje realitetin

Rritja e nivelit te varferise ne te gjithe vendit dhe paaftesia e qeverise per te ndryshuar kete realitet kane qene temat per te cilat kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne kuader te turit dialog me Shqiperine ka diskutuar me banore te fshatrave Manze e Borizane ne qarkun e Durresit.

Zoti Rama vuri theksin tek ajo qe e quajti rritje ekonomike qesharake larg realitetit qe deklarohet ne shifrat zyrtare te qeverise.

“Ju i dini shifrat zyrtare te Berishes qe kemi rritje ekonomike me te madhe se Kina. Ne Shqiperine e Berishes jetohet shume keq, ku pensionet rriten nje here dhe cmimet tre here’, u shpreh Rama.

Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per nje politike me dimension te ri tha Rama pertej percarjes, hendeqeve dhe perplasjeve qe jane krijuar ne keto 18 vjet.

Sipas kryetarit te Partise Socialiste politika duhet te jete nje mjet ne dore te qytetareve te cilet te kuontribuojne sebashku per krijimin e nje te ardhme me te mire.

Me pas zoti Rama eshte ndalur edhe ne fshatin Borizane ku theksoi se politika e re do te bashkoje shqipetaret pertej ngjyrimeve partiake me nje qellim te perbashket tha ai te ardhmen europiane te vendit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›