E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne nje front kunder krimit te organizuar

Shkembimi i informacioneve dhe lufta kunder krimit te organizuar, ka qene tema e bisedes midis Kryeprokurores Ina Rama dhe homologut te saj ne SHBA. Prokurorja e Pergjithshme ka takuar nje dite me pare Prokurorin e Pergjithshem te SHBA-se, Michael Mukasey. Zedhenesja e institucionit qendror te akuzes tha dje per mediat se, "Rama ka biseduar per bashkepunim midis dy institucioneve per te pasur sa me teper rezultate ne luften kunder krimit te organizuar". Homologu amerikan, Michael Mukasey, ka deklaruar bashkepunimin e metejshem dhe asistencen qe ofrojne SHBA-te per institucionin e akuzes shqiptare. Ina Rama ka takuar edhe perfaqesuesen e Zyres se Prokurorit te Pergjithshem, qe ushtron funksionet e kesaj instance prane Gjykates se Larte te SHBA-se, Crolyn Dubay dhe ndihmesasistentin e Prokurorit te Pergjithshem ne sektorin e perndjekjes se krimeve, Bruce Suartz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›