E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Po hetojme politikanet"

Kryeprokurorja Ina Rama kerkon kufizim te imunitetit te zyrtareve qe hetohen per te luftuar korrupsionin, duke pranuar se ka pasur raste kur politika ka mbrojtur krimin apo kriminelet dhe politikanet jane nen hetim. Deklarata eshte dhene gjate nje interviste qe Prokurorja e Pergjithshme ka dhene per Zerin e Amerikes, VOA, diten e djeshme, ndersa gjendet ne SHBA, ne kuader te nje vizite pune. "Do te ishte i nevojshem kufizimi i imunitetit te zyrtareve te hetuar dhe vemendja duhet perqendruar ne luften kunder korrupsionit e per kete qellim ka nje njesi te vecante, qe lufton krimin ekonomik", ka thene Rama. Me poshte po japim intervisten e plote te Kryeprokurores te dhene dje.
Zonja Rama, cili ishte synimi i vizites suaj ne Shtetet e Bashkuara?
Vizita ime ne Shtetet e Bashkuara ishte e organizuar nga Departamenti i Shtetit. Ajo synonte marrjen e informacionit sa me te gjere dhe me te plote te menyres se si funksionon sistemi i drejtesise ne Shtetet e Bashkuara, si dhe vendosjen e pikave te kontaktit qe do te konsiderohen te vlefshme per nje bashkepunim te metejshem. Dhe mund te them se vizita i realizoi te dy keto qellime.
Zonja Rama, pas njohjes me nga afer me sistemin amerikan te drejtesise, cfare mendoni se duhet permiresuar ne fushen e drejtesise ne Shqiperi? Cilat jane te metat kryesore te pakten te institucionit te prokurorise qe ju drejtoni?
Shtetet e Bashkuara kane model tjeter te sistemit te drejtesise nga ai qe funksionon ne Shqiperi. Por, ne kemi nje problem te perbashket, pavaresisht se ne nivele te ndryshme, qe eshte problemi i korrupsionit. Kete problem e kemi ne, e kane Shtetet e Bashkuara, si dhe vende te tjera. Mendoj se ndryshimet e sistemit te drejtesise ne Shqiperi duhet te drejtohen te forcimi i luftes kunder korrupsionit dhe ndoshta i rendesishem do te ishte nje trajtim i ndryshem i imunitetit te zyrtareve te larte shqiptare, perfshire parlamentaret, gjyqtaret dhe prokuroret. Do te ishte nje nevoje e ngutshme kufizimi i imunitetit te tyre te pakten per ceshtje qe lidhen me korrupsionin dhe me krimin ekonomik dhe financiar.
Sic thate ju korrupsioni eshte problem per te dy shtetet, por ne Shqiperi duket se korrupsioni nuk eshte vene dot nen kontroll. Korrupsion ka gjithandej, por ketu eshte i menaxhueshem. Ka pasur prej kohesh akuza per te gjitha qeverite ne Shqiperi qe ka korrupsion te madh dhe te thelluar. Megjithate nuk shikohet ende ndonje perpjekje serioze, ndonje hetim serioz per zyrtaret e larte. Pse ndodh keshtu?
Dua t'ju them se ka nje perpjekje serioze. Kjo eshte e verteta. Ne prokurorine e Tiranes eshte krijuar, per shembull, nje njesi e perbashket hetimore, e cila po funksionon me qellimin per te luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin, vecanerisht per zyrtaret. Kjo eshte nje njesi qe po punon shume dhe po heton edhe zyrtare, te cilet une nuk mund t'i bej publik per shkak te sekretit hetimor. Por, une them se Shqiperia po hedh hapa shume te rendesishem ne kete drejtim.
A pritet qe keto emra te behen publik se shpejti?
Ne momentin qe do te jete e volitshme per hetimin.
Krimi ekonomik ne Shqiperi tashme eshte perhapur dhe korrupsioni eshte futur thelle. Por, te ndalemi tek krimi i organizuar. Sa i perhapur eshte ai? Sipas raporteve, krimi i organizuar ka investuar ne ekonomi. Ne cfare strukturash bazohet ai?
Si funksionon ky krim?
Edhe krimi i organizuar eshte problem ndershteteror dhe jo vetem i Shqiperise. Une mund te them qe Shqiperia me te vertete ka bere hapa shume serioze ne luften ndaj tij. Nuk mund te flasim per eliminim te krimit te organizuar, qe do te ishte nje deshire shume e madhe, por gje e pamundur per t'u realizuar. Por, Shqiperia, permes strukturave te saj, qofte prokurorise per krimet e renda, qofte gjykates per krimet e renda ka arritur rezultate shume te mira ne goditjen e krimit te organizuar. Kete mund ta them me krenari.
A e ka kapur krimi i organizuar ekonomine?
Krimi i organizuar gjithmone tenton te kape ekonomine, por nuk mund te japesh nje deklarate perfundimtare te kesaj. Do te duhej nje analize e mirefillte statistikore.
Sipas te dhenave qe keni ju, a ka lidhje te krimit te organizuar me politiken?
?shte tendence e krimit te organizuar qe te shfrytezoje politiken per t'u fuqizuar. ?shte e pashmangshme ndoshta.
Pra ai ka arritur te shfrytezoje politiken?
Po, besoj se politika ne ndonje rast eshte vene ne sherbim.
Si institucion prokurorie, sa te veshtire apo te lehte e keni ju qe te shkoni pas ketyre politikaneve, apo ketyre emrave te medhenj te krimit te organizuar?
Une mendoj se ne momentin qe behen evidente faktet, prokuroria nuk ka pse ta kete aspak te veshtire, qe te shkoje pas ketyre politikaneve. Mjafton qe cdo akuze qe ngrihet te mbeshtetet ne fakte reale dhe te mos jete nje ide mediatike apo nje slogan, por te jete nje gje qe realisht ekziston dhe mund te provohet.
Zonja Rama, kur ju erdhet ne krye te institucionit te akuzes, ju zevendesuat paraardhesin tuaj i cili kishte nje histori te gjate perplasjesh me qeverine. Fillimisht, ju kishit besimin e te dyja forcave politike, por nuk kaloi shume kohe dhe ju e humbet besimin kur filluan proceset, e kam fjalen ketu per rrugen Durres-Kukes. Si mund t'ia garantoni ju institucionit tuaj paanshmerine politike? Si mund ta fitoni ju besimin e te dy kraheve politike ne Shqiperi?
Une nuk mendoj se e kam humbur besimin e forcave politike, pavaresisht nga komentet qe behen cdo dite per veprimet qe ndermarr une, te cilat jane te nevojshme per te administruar organin e akuzes. Gjithashtu nuk mendoj se nepermjet nje deklarate une mund te garantoj paanshmerine. Nuk mjafton qe te them se une do te jem e paanshme per te bindur publikun dhe per t'i bindur partite per kete. Une mendoj se puna qe do bej une do ta tregoje kete dhe ky do te jete synimi im kryesor. Dhe do te ishte sukses i punes qe ne fund te nje periudhe apo mandati, sic e mendoj une punen e prokurorit te pergjithshem, te kishte nje vleresim te tille, qe ke qene prokuror i paanshem dhe i pavarur nga politika. Kjo do te ishte me te vertete pika me e madhe qe mund te merrje.
Si eshte bashkepunimi i institucionit tuaj me elementet e tjere te sistemit te drejtesise?
Une mendoj qe eshte i mire. Ka nje tendence te pergjithshme te te gjitha institucioneve shteterore per te bashkepunuar me prokurorine. Sigurisht qe eshte nje bashkepunim qe duhet forcuar dhe vjen duke u forcuar patjeter. Por ka nje fryme te perbashket per t'i koordinuar punet dhe mendoj qe kjo eshte nje gje shume e vlefshme.
Sot kur flitet per reformat e drejtesise ne Shqiperi, cili eshte mendimi juaj per institucionin e prokurorit? A duhet te jete institucioni i prokurorit pjese e ekzekutivit apo duhet te vazhdoje te jete i pavarur sic eshte tani?
Une mendoj se duhet te jete i pavarur sic eshte tani. Kjo edhe per shkak te historise qe ne kemi si shtet dhe si komb. Por gjithsesi ky eshte pjese e nje vullneti politik dhe mendimi im mbetet profesional si edhe personal. Une mendoj se funksionon me mire si institucion i pavarur. Nuk mendoj se defektet e punes se organit te prokurorise kane ardhur per shkak te mosqenies se tij prane ekzekutivit.
Marre nga VOA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›