E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hipotekat bllokuan shitblerjen e pasurive"

Partia Socialiste ngriti dje nje tjeter shqetesim, qe lidhej me bllokimin e veprimeve te shitblerjeve se pasurive te paluajtshme. Sipas sekretarit per programin ne PS, Ilir Beqja, ndalur ne kete ceshtje, vuri ne dukje se "problematikave qe bart sherbimi i Zyres se Regjistrimit te Pasurise i jane shtuar qe prej dy muajsh edhe bllokimi i veprimeve te shitblerjes se pasurive te patundshme nga paaftesia e institucioneve qeveritare ne zbatimin e ndryshimit ligjor te tatimit mbi te ardhurat, te miratuar qe ne prill 2007". Sipas tij, ministrat pergjegjes dhe stafet e tyre u treguan te pazote per 9 muaj ne nxjerrjen e udhezimit, i cili vetem me 18 janar 2008 u firmos dhe me 21 janar 2008 u be publik. Njekohesisht, duke sqaruar mbi kete problem, Beqja vuri ne dukje se "pa u mbeshtetur ne asnje nen apo paragraf te ndonje ligji, vendime qeverie, te nxjerra ne zbatim te ligjit per kthimin e kompensimin e pronave, perdoren ne menyre abuzive per te taksuar shqiptaret". Madje, ne vijim te akuzave te tij, Beqja beri me dije faktin se "ministrat apo stafet e tyre te paafte iu referohen vendimeve te qeverise te pabotuara asnjehere e per pasoje me vlere juridike nul. Eshte fjala per VKM nr. 653, date 29.9.2007. Ky vendim nuk eshte bere kurre publik".
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›