E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja, mirenjohje gazetes "Koha Jone"

Familja e 74-vjecarit amerikan, Gennaro Fato, te vrare ne fillim te vitit, ne sy te gruas nga persona ende te paidentifikuar ne Uashington, vjen ne ndihme te policise dhe kerkon ndihmen e komunitetit nepermjet publikimit te numrave te telefonit dhe nje fotografie te deshmitarit kryesor, Elis Kertushes. Ne nje mesazh te derguar ne adrese te gazetes "KJ" pervec falenderimit per publikimin e lajmit, familja Fato vuri ne dukje se 23-vjecari shqiptar, Kertusha, kerkohet nga autoritetet policore te SHBA si nje deshmitar, pasi mendohet se ka dijeni per autoret e krimit. Per kontakt eshte lene numri i telefonit ne ambasaden e SHBA, +(355) 4 247 285, ose "English speaking callers - Montgomery County Police" +1 240 773 5070. Perkundrejt informacionit te sakte per autoret dhe te dhena te tjera, familja ofron shperblimin prej 16 mije euro. FBI mesohet se e kerkon Elis Kertushen edhe ne Shqiperi, pasi ai eshte edhe nipi i gruas se dyte te viktimes dhe rezident prej disa vitesh ne SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›