Në orën 22 e 15 minuta ka perfunduar mbledhja e Komitetit Nderministror të Emergjencës Civile drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano, në të cilën u analizua situata më e fundit e shkaktuar nga r
Në orën 22 e 15 minuta ka perfunduar mbledhja e Komitetit Nderministror të Emergjencës Civile drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano, në të cilën u analizua situata më e fundit e shkaktuar nga rreshjet e mëdha si në jug dhe në veri të vendit.
Ministrat informuan për situatën e sotme, për masat e marra dhe për evidentimin e dëmeve të shkatuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Nga informacionet e paraqitura nga Ministrat perkates ne pergjithesi rezultoi se gjendja ne zonat e veriut te vendit eshte drejt permiresimit dhe po punohet nga te gjitha struktuturat 24 ore per te te cuar gjendjen drejt normalizimit.
Gjithashtu situata ne Jug te vendit eshte konsideruar me e veshtire gjate dites se sotme, por u theksua fakti se autoritetet vendore dhe ato qendrore po kordinojne veprimtarine per te perballuar kete situate. Neser disa nga ministrat do te jene prane shtabeve te ngritura ne prefekturat perkatese per te ndjekur nga afer situaten.
Në mbledhje u adoptua Plani i Masave i Komitetit Ndërministror i Emergjencës Civile për përballimin e situatës së krijuar nga rreshjet në Qarqet e Gjirokastrës dhe të Beratit si dhe Udhëzimi për Evidentimin dhe Vlerësimin e Dëmeve të shkatuara në objekte dhe pasuri publike dhe jopublike.
Në fund Kryeministri kërkoi që çdo ministri të evidentojë sipas ligjit dëmet dhe të përcaktojë prioritetet e zgjidhjeve emergjente veçanërisht zgjidhjen në kushte normale të evakuimit e të strehimit të familjeve të dëmtuara.