Sot,Kryeministri Fatos Nano, me rastin e fitores se zgjedhjeve politike ne Gjermani, i ka derguar nje leter Kancelarit Gerhard Shreder me ane te se ciles e uron per kete fitore. Nder te tjera ne leter
Sot,Kryeministri Fatos Nano, me rastin e fitores se zgjedhjeve politike ne Gjermani, i ka derguar nje leter Kancelarit Gerhard Shreder me ane te se ciles e uron per kete fitore. Nder te tjera ne leter thuhet:
"Me shumë kënaqësi mësova për fitoren Tuaj në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Si Kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ju përgëzoj miqësisht."
"Qeveria që drejtuat e që do të vazhdoni të drejtoni Ju, i nderuar mik, edhe në katër vitet e ardhshme, tregoi një vëmendje dhe një partneritet të veçantë për vendin tim në nxitjen dhe mbështetjen e rrugës së reformave demokratike, të forcimit të stabilitetit dhe të proçeseve integruese Euro- Atlantike të Shqipërisë. Kontributi gjerman për paqen dhe stabilitetin në rajon meriton një vlerësim të veçante" shprehet ne letren e tij Kryeministri.
"Duke ju uruar edhe njëherë për këtë fitore të merituar, shpreh bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Gjermanisë do të njohin përparime edhe më të mëdha dhe mbështetja Juaj dhe e Qeverisë Suaj do të jetë një inkurajim i veçantë në rrugën drejt reformave dhe për hapjen sa më shpejt të negociatave për marrëveshjen e stabilizim- asociimit me BE-në" - perfundon letra e Kryeministrit Nano drejtuar Kancelarit gjerman Shreder.