Nga informacioni I marre prej prefekteve, rezulton: 1.Qarku Berat Situata eshte me e qete. Po fillon puna ne Uren e Bogoves.Uji i pijshem eshte i ndotur dhe ka shkuar ministri i Rregullimit te Te
Nga informacioni I marre prej prefekteve, rezulton:
1.Qarku Berat Situata eshte me e qete.
Po fillon puna ne Uren e Bogoves.Uji i pijshem eshte i ndotur dhe ka shkuar ministri i Rregullimit te Territorit dhe turizmit, zevendesministri i Industrise dhe Energjitikes.Po punohet per sistemimin e njerezve qe u jane permbytur shtepite.Ne Uren Vajgurore nuk ka uje te pijshem, eshte zgjidhur duke marre nga Poshnja.
- Qarku i Durresit gjendja po normalizohet
Ne Fushe Kruje po punohet per normalizimin e situates. Gjendja eshte drejt permiresimit.
- Qarku i Dibres, Vazhdojne rreshjet.
Po punohet per mbajtyjen hapur te akseve rrugore.Kane nevoje urgente per nje traktor te fuqishem ne komunen e Luznise per te perballuar perroin si dhe per nje fadrome per Matin, pasi fadroma e Peshkopise, qe u duhet eshte derguar ne Mat.
- Qarku i Fierit,.
Demtimet e Vjoses jane shtrire ne Cakran, Levan (fshati Martinaj), Frrakull, Kute, duke permbytur 731 ha toke. Njekohesisht ka dale Semani jane permbytur Strumi, Mbrostari, Eshte punuar per ruajtjen ne pune te hidrovoreve qe garanton mospermbytjen e tokave. Me ritmet e rreshjeve rrezikohen rreth 2000 banore .Eshte menduar qe ne rast rreziku te perdoren ambientet e perdorura per krizen kosovare.
Ne Lushnje eshte permbytur ne Fier Shegan 300 ha toke.Rrezikohen rreth 2000 banore qe jetojne ne Qinar, Toshkez, Delisulaj.
Mallakaster, jane permbytur rreth 200 ha toke ne Hekal, ne fshatrat Romes, Mollas dhe Klos, Kute.
- Qarku i Gjirokastres, situata po normalizohet
Pritet qe brenda dy oreve te vihet ne pune nenstacioni per te siguruar furnizimin me energi elektrike.
- Qarku Vlore
Po punohet per zhbllokimin e rruges Konispol-Qafe Bote.
- Qarku Lezhe
Banoret e evakuar te fshatrave po sistemohen ne cadra.
- Qarku Korce
Ne fushen e Maliqit jane permbytur vetem 30 ha toke. Po merren masa parandaluese per mbajtur ne gatishmeri sistemin kullues.Ne Miras, ne burimin e Devollit jane demtuar dy ura te vogla kalimtaresh.