E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pergjegjesi per Krijimin - Mjedisi dhe vetedija per te Evropen Qendrore dhe Lindore

Uje Nuk eshte qe ti je i nevojshem per jeten. Ti je vet jeta Me kete citat nga Antoine de Saint-Exupry e nisi referatin e tij Nagy Gergely. Ai eshte student ne degen e Gjeografise ne Univeristetin e Szegedit ne Hungari. Tema e tij neKongresin e 14-te Nderkombetar te Renovabis ne Freising 02. - 04.09.2010 ishte Uji i Danubit si baze e jetes. Pavaresisht rendesise jetesore Danubi sipas WWF World Wide Fund For Nature eshte nje nder dhjete lumenjte me te rrezikuar. Forca e Danubit qe dikur transportonte shume lende natyrore perdoret sot per perfitimin e energjise. Uji i dikurshem i pijshem eshte kthyer sot ne uje industrial sipas studiuesit te ri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Danubi ne Serbi

Etja per ar ne kohen tone ka cuar ne shpopullimin e fshtrave perreth Karpateve perendimore ne Rosia Montana ne Rumani. Nje firme kanadezo-rumune perpiqet te krijoje atje minieren me te madhe te arit ne Evrope. Nje projekt mjaft i diskutueshem ky prej te cilit njerezit mund te humbasin shtepine dhe punen e tyre. Ne raport me fitimin qe nxirret demet jane te jashtezakonshme thekson socioteologu Porfesor Radu Preda nga Rumania.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Motra Maria Christina Frber

Kush do t i mbroje vendet e Evropes Juglindore Shqiperia po mbytet ne plehera Me kete apel iu drejtua mese 300 pjesemarresve ne kete kongres Motra Maria Christina Frber drejtuese e misionit Nena e dhimbsurise ne Shkoder. Ajo pershkroi nje dite shokuese ekskursioni ne Velipoje Ne gjetem nje plazh te mbuluar nga pleherat. Kur zbritem nga makina na u desh te mbyllim hundet sepse kundermonte era e ujerave te zeza qe derdheshin ne det sepse tubacionet kishin plasur. Teksa ktheheshim rruges dhe hapem dritaret e makines per te marre ajer te paster sa nuk u asfiksuam prej tymit dhe eres se rende te pleherave qe digjeshin buze rruges. Preferuam me mire te durojme vapen brenda ne makina se sa asfiksine nga era e pleherave. Udhetimin shokues ne Velipoje Moter Maria Christina Frber-i beri qershorin e ketij viti pak para fillimit te sezonit te turizmit veror. E eshte pikerisht turizmi qe vleresohet si nje nder burimet kryesore te te ardhurave ne vend Ka oferta per turizmin ka shtepi pushimi gje qe e gezon i gezon shqiptaret sepse mendojne se do te behet me mire. Por nuk ka koncept per seleksionimin e mbeturinave. Turizmi pa nje koncept per pleherat eshte abuzim me njeriun dhe me natyren thekson ne interviste per Deutsche Welle-n Motra Maria Christina.

Ekologji antropologjike - Sfida per mjedisin

Fusha me plehera dhe ujera te ndotura karaterizojne rendom pejzazhin ne shume vende te Evropes Qendrore dhe Lindore. Keto jane pasoja e ndertimeve te pakontrolluara e konsumit te shfrenuar dhe e etheve te fitimit maksimal. Socioteologu Professor Preda prek nje ceshtje te mprehte duke bere thirrje qe ne kontekstin e debatit per mbrojtjen e mjedisit nuk duhet lene njeriu ne harrese. Sipas tij detyra me te cilen perballemi sot eshte ekologjia antropologjike Leksioni i hidhur qe na u desh te mesojme ne vitet e para pas renies se komunizmit ishte se ndonese ishim te gatshem te shijojme lirine nuk deshem te pranojme pergjegjesine qe lidhet me te.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Profesor Radu Preda socioteolog nga Rumania

Shoqeria civile ne Evropen Qendrore dhe Lindore u formua ne menyre kaotike. Nga jashte u vune here pas here para ne dispozicion per projekte te ndryshme por qe ne te vertete nuk kishin te benin me problemet emergjente qe kishin njerezit ne keto vende. Debati politik edhe sot e kesaj dite karakterizohet prej interesave dhe armiqesive personale dhe jo ne argumenta me baze. Shume politikane jane te korruptuar e madje edhe vet kisha ndonjehere eshte e involvuar ne afera korrupsioni. Mediet jane te polarizura dhe shpesh here punojne joprofesionalisht. shte kjo permbledhtas nje analize qe i ben shoqerise se sotme Profesor Preda duke argumentuar tezen e ekologjise antropologjike.

fare ehste sot e shenjte per njeriun Kete pyetje shtron Profesor Preda dhe ne interviste per Deutsche Welle-n dhe shpjegon Ndertimet e para ne Rumani ishin kishat dhe supermerkatot Nje aleance e papritur dhe e padeshiruar kjo. Ne nje vend fetar si Rumania njerezit nga njera ane kujdesen intensivisht per raportin ndaj Hyjnores dhe nga ana tjeter qendrimi i tyre ndaj konsumit merr permasa frenetike. Keto dy lloj qendrimesh nuk perputhen me njeri-tjetrin.

Evropa Qendrore dhe Lindore nuk duhet te perserise gabimet e Evropes Perendimore

Formimi i vetedijes per mjedisin dhe mbrojtjen e tij ka zgjatur gati dy dekada ne Evropen Perendimore. Ne vitet 60-te 70-te temat per mjedisin ishin disi ekzotike kujton ne bisede per Deutsche Welle-n Herbert Schedler referent prane Renovabis per projektet ne Evropen Juglindore. Ai shpreh bindjen seNese fillon te zhvillosh sensibilitetin dhe vetedijen per mjedisin tek femijet dhe te rinjte atehere edhe prinderit e te rriturit mund te pasojne. Ndoshta kjo tingellon disi vizionare dhe utopike por une mendoj se vetem keshtu mund te arrihet qellimi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Herbert Schedler referent per projektet e Renovabis ne Evropen Juglindore


Profesor Christoph Stckelberger nga Gjeneva duke shpjeguar kompetencen teologjike ne diskursin per mjedisin nga perspektiva evangjeliste nenvizoi tezen e te qenit mysafir ne Toke. Teologjia e te qenit mysafir ne Toke pershkon te gjithe biblen. Mireserdhet mysafire ne Toke si mund te jetesohet kjo filozofi ne forcimin e vetedijes per mjedisin ne Evropen Juglindore Herbert Schedler si aktivist ne Ballkan eshte i mendimit Une besoj se ky argumentim eshte pikerisht per njerezit ne Evropen Juglindore mjaft i pershtatshem sepse natyra atje eshte mahnistese dhe madheshtore po te kemi parasysh Shqiperine bregdetin e Dalmacise ne Kroaci apo Bosnjen keto jane vende me male lugina brigje dhe liqene e lumenj te mrekullueshem. Une mendoj se njerezit jane mjaft te vetedijshmem qe keto thesare nuk duhet t i rrenojne.

Renovabis eshte aksioni i solidaritetit te katolikeve gjermane me njerezeit ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Kjo nisme e themeluar ne vitet 90-te me mbeshtetjen e Konferences se Peshkopeve gjermane organizon cdo vit kongresin mbi zhvillime te rendesishme ne kishe dhe ne shoqeri si dhe mbi tema me interesmbareevropian.

Autor Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›