Shqiperi Qeveria ndihmon femijet te blejne librat

Brikena eshte nxenese ne klasen e gjashte te shkolles 9 vjecare Mihal Grameno ne Tirane. Prej dy ditesh qe kur ka filluar viti i ri shkollor ajo merr ne canten e saj libra te perdorur dhe mezi pret qe mami te mbaje premtimin qe i ka dhene. Sivjet une i mora librat e klase se katert nga nje kusherira ime. Por mami me ka premtuar se do te mi bleje te reja te gjitha librat. Edhe vellait tim qe eshte ne klase te gjashte edhe atij do tia bleje.
Si Brikena qe pret diten kur te zevendesoje librat e perdorur me libra te rinj jane shume nxenes ne arsimin parauniversitar te Shqiperise. Ata u takojne familjeve te varfera apo me probleme sociale. Burime zyrtare nga Ministria e Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta pohojne se ne Shqiperi ka 98 mije familje te varfera te ardhurat e te cilave arrijne ne rreth 220 euro ne muaj. Kjo per shkak se njeri nga prinderit eshte i papune invalid ose pensionist.
Premtimi qe pret Brikena eshte ceshtje ditesh per tu realizuar. Kjo pasi sivjet tekstet shkollore te femijeve nga familje te varfera do te financohen nga buxheti i shtetit me nje shume prej 2 milion eurosh mjaft me e madhe se vitet e kaluara.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jovan Kristiqi keshilltar ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences
Jovan Kristiqi keshilltar ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences per tekstet shkollore tregon per DW kategorite e nxenesve qe perfitojne financimin 100 perqind te teksteve shkolllore. Nxenesit qe vijne nga familje qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe pagese papunesie jane edhe nxenes qe vijne nga familje ku kryefamiliari perfiton pension pleqerie dhe ka ne ngarkim femije qe nuk kane te ardhura te tjera. Keto kategori perfitojne financimin 100 perqind te teksteve shkollore
Ka edhe nje kategori tjeter ku bejne pjese familjet qe kane te ardhura te ulta dhe te cilat perfitojne vetem 50 perqind te cmimit te paketes se teksteve shkollore. Kjo eshte kategoria e familjeve qe kane te ardhura nen 30 mije lek te reja thote Z. Kristiqi.
mimet e kesaj pakete arrijne nga 10 euro per filloren deri ne 40 euro per ato te shkolles se mesme. Deri tani ia kemi dale mbane ti mbajme shume te ulta tekstet shkollore me cmime te ulta qe jane me te ultat ne Europe pa prishur cilesine e tyre ve ne dukje Z. Kristiqi.
Treg i liberalizuar por i kontrolluar nga shteti
Ekonomia etregut te lire e ka sjelle edhe liberalizimin e tregut te librave. Botohen dhjetra tekste letersie gjuhe matematike fizike nga autore te ndryshem nje pjese profesioniste te tjere amatore. Ministria e Arsimit dhe Shkences perpiqet ta kontrolloje kete treg te mbaje nen kontroll cmimet dhe njeherazi te licensoje per nxenesit produktet me te mira. Kjo realizohet permes ngritjes se nje komisioni vleresimi te teksteve shkollore. Vetem pas kualifikimit qe ky komision u ben teksteve shkollore ato mund te hyjne ne programet mesimore.
Kriteret kryesore per kualifikim jane cilesi-cmim. Por ka edhe nje faktor tjeter qe percakton se cili tekst dpo te pranohet dhecili jo. Mesuesit e lendes.Kete vit Ministria e Arsimit dhe Shkences per tekstin e matematikes bashkoi disa shkolla. Vete mesuesit e matematikes votuan dhe zgjodhen tekstin me te mire thote Jovan Kristiqi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkolla Mihal Grameno Tirane
Reforma e Altertekstit- metoda origjinale te mesimit te gjermanishtes
Por nxenesit kane altertnativa tekstesh krahas atyre qe kualifikohen nga komisionet vleresuese te Ministrise se Arsimit apo zgjidhen nga mesuesit e lendes. Kjo ne saje te nje reforme qe njihet si Reforma e altertekstit dhe qe aplikohet edhe ne Europe. Reforma e Altertekstit perfshin shume alternativa per nje tekst shkollor jo te vecanta por te bazuara ne nje program unikal te miratuar nga Ministria thote Jovan Kristiqi.
Kjo do te thote qe nxenesit mund te kene ne duart e tyre jo vetem tekste te nje autori ose grup autoresh shqiptare. Sot ne kemi tekste shkollore te perkthyera nga shtepi botuese prestigjioze per lendet shkencore ne shkollen e mesme. Kemi tekste te gjuheve te huaja qe jane metoda origjinale per te mesuar gjermanisht anglisht frengjisht italisht apo spanjisht. tregon Z. Kristiqi.
Kete vit ne shkollat e mesme prite te futet mesimi online i gjuhes angleze qe eshte nje nga menyrat me te perparuara edhe ne vendet e BE. Per tiu afruar standarteve cilesore te teksteve shkollore qe perdoren ne arsimin parauniversitar me ato te BE Ministria e Arsimit ka zgjatur kohen e hartimit te nje teksti nga 3 muaj ne 12 muaj duke iu afruar kohes prej 16 muajsh qe eshte ne BE.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Aida Cama