E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në përvjetorin e politikës së re amerikane ndaj Kinës

Hapja me Kinën nga Riçard Nikson dhe Henri Kissinger në 1971-1972 me të drejtë përkujtohet ai një zhvillim historik. Më pak e famshme por me një rëndësi të ngjashme ishte hapi tjetër i madh: vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. pa këtë veprim, të shpallur nga Presidenti Xhimi Karter në 15 Dhjetor 1978, marrëdhëniet nuk mund të kishin lëvizur përtej një lidhjeje të vogël të nivelit të lartë me një axhendë shumë të kufizuar.
Kur u larguan nga posti në 1977, Presidenti Xherald Ford dhe Kissinger lanë pas një marrëdhënie të rëndësishme, por të paplotë, dhe të paqëndrueshme me Kinën. SHBA akoma njihnin qeverinë e Taivanit, i cili e quan vetveten (ashtu si edhe tani) Republika e Kinës, si qeverinë e vetme dhe legjitime të të gjithë Kinës. Qysh në 1972, Uashingtoni dhe Pekini kishin mbajtur "një zyrë të vogël ndërlidhjeje" në kryeqytetet respective, pa njohjen zyrtare. Komunikimet zyrtare ishin të kufizuara, dhe tregtia e ndërsjellët ishte më pak se 1 miliard USD/vit (sot, ajo është ngritur në 387 miliard USD/vit). Karter mori detyrën duke shpresuar të normalizojë marrëdhëniet me Kinën, ç'ka do të kishte kërkuar ndryshimin e njohjes zyrtare amerikane nga Taivani drejt Pekinit dhe përfundimin e një traktati të shenjtë mbrojtjeje midis SHBA dhe Taivanit. Disa e panë këtë si një njohje të thjeshtë të realitetit; në të vërtetë, ajo ishte një hap shumë i rëndësishëm i cili kërkonte aftësi diplomatike dhe guxim politik. Për SHBA-në duhej të ishte gjetur një mënyrë, ndërsa njihej zyrtarisht Pekini, të vazhdohej të negociohej me autoritetet e Taivanit pa njohur pretendimin e tij për të përfaqësuar Kinën; dhe ajo më e rëndësishmja, Uashingtoni duhej të ruante të drejtën për ti shitur armë Taivanit. Politikat nuk ishin të thjeshta: Atje ishte Lobi i famshëm i Taivanit, një prej më të fuqishmëve në SHBA. I drejtuar nga "Z.Konservator", Senatori Barry Goldwater, dhe nga pretendenti kryesor për të marrë kandidaturën republikane për zgjedhjet presidenciale të 1980, Ronald Regan, që po luftonte për të arritur me të gjitha mënyrat normalizimin.(Goldwater më së fundmi sfidoi, por pa sukses, përpara Gjykatës Supreme veprimin e Karterit; Regani gjatë fushatës elektorale të 1980 u angazhua për të prishur pjesërisht normalizimin – më pas e braktisi këtë pozicion pasi u zgjodh president).
Saga u zhvillua gjatë dy viteve të para të administratës Karter, jashtë vëmendjes së opinionit publik me përjashtim të dy udhëtimeve të rëndësishme në Kinë - një nga Sekretari i Shtetit, Cyrus Vance, dhe tjetri nga Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Zbigniev Brzhezhinski (si ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë lindore dhe Paqësorit unë mora pjesë në të dy udhëtimet). Në mënyrë të pabesueshme, ata që u përfshinë në këto negociata arritën që të mbanin këtë aktivitet sekret. Kinezët kërkuan një ndërprerje të plotë të të gjitha lidhjeve zyrtare midis Taivanit dhe SHBA, përfshi shitjen e armëve. Duke e ditur se një lëvizje e tillë do të shkaktonte një reagim të madh të ashpër brenda vendit, ne pamë për një formulë që do të vazhdonim kontaktet zyrtare dhe shitjet e armëve me Taivanin edhe pasi ne të kishim tërhequr njohjen e tij dhe do të përfundonim një traktat të përbashkët sigurie të ratifikuar gjatë viteve të Ajzenhauerit. Kjo nuk kishte asnjë precedent në ligjin amerikan ose në ato ndërkombëtarë. Me këshillën e Prokurorit të Përgjithshëm të kohës së Ajzenhauerit, Herbert Brownell, juristët e Departamentit të Shtetit hartuan Taiwan Relation Act, një ligj themelor që lejonte SHBA të zhvillonin zyrtarisht biznesin me Taivanin, duke përfshirë shitjen e armëve, pa marrëdhëniet formale qeveri-qeveri.
Kinezët dëshironin tregtinë dhe përfitimet e tjera të njohjes. Kur ne i shpjeguam Pekinit përse marrëveshja speciale me Taivanin ishte e domosdoshme për të njohur qeverinë në kontinent, ata e penguan. Në ato ditë të Luftës së Ftohtë, njohja do të kishte sjellë avantazhe për të dy vendet, përderisa Pekini ishte tepër armiqësor ndaj Bashkimit Sovjetik, me të cilin ai pothuajse ishte future në luftë vetëm pak vite më parë. Por Taivani mbeti një pengesë e madhe.
Ndryshimi erdhi nga fundi i 1978, i parashikuar me kujdes për të ndjekur zgjedhjet e mes-mandatit. Mao Ce Duni kishte vdekur në 1976 dhe faktori më i rëndësishëm ishte mesa duket dalja e Deng Xiaoping si udhëheqës suprem i Kinës. Deng – që kishte qenë detyruar të kalonte në mbrojtje dhe të denonconte vetveten për papërgjegjshmëri gjatë Revolucionit Kulturor - kishte realizuar rikthimin e tij të madh të paimagjinueshëm; në vjeshtën e 1978, ai mori fuqi të mjaftueshme për të përfunduar një marrëveshje me Uashingtonin. Pekini nuk do të "binte dakord" për shitjet amerikane të armëve ose aktivitete të tjera me Taivanin por do të vazhdonte sidoqoftë me normalizimin. Ky ishte stili klasik kinez i negocimit: të vendosur në parime, fleksibël mbi veçantitë.
Unë kam kapërcyer shumë gjëra këtu, por ky ishte thelbi i një negocimi me të vërtetë shumë të komplikuar. Në janar 1979, Deng zhvilloi vizitën e tij historike në SHBA, e cila filloi me një drekë private në shtëpinë e Brzhezhinskit dhe arriti pikën kulminante me darkën shtetërore më moderne të viteve të Karterit (kjo gjithashtu vlen për vizitën e parë të Riçard Niksonit në Uashington prej dorëheqjes së tij; unë u ula në tavolinën e Niksonit, dhe ruaj një menu të nënshkruar nga të gjithë atë natë). Në shtëpinë e Zbignievit, Deng foli për ëndrrat e tija për një Kinë të cilën e dinte se nuk do ta shikonte i gjallë. Ai besonte se Kina mund të kapërcente vitet në të cilat bota kishte ecur përpara saj, por vetëm me mbështetjen amerikane. Ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte për të frenuar Bashkimin Sovjetik, madje duke rënë dakord për vendosjen e stacioneve sekrete amerikane të përgjimit përgjatë kufirit kinez për të ndjekur raketat sovjetike. Ai me saktësi parashikoi një shkëmbim më të gjerë studentësh, teknologji moderne dhe tregtar. Më shumë se çdo zyrtar tjetër amerikan, ai parashikoi se hapja në Kinë do të realizohej. Por as Deng nuk mund të imagjinonte se gjithë ajo ishte çliruar nga ai njoftim në atë ditë, 30 vjet më parë, ishte jo më pak sesa zhvillimi i raportit më të rëndësishëm bilateral në botën e sotme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›