“Shtëpia e verdhë” që s’e shpëton dot Karla del Ponten
Kujdes: sot flasim për shtëpinë e verdhë. Shtëpia e verdhë është një shtëpi e horroreve e cila gjeografikisht gjendet në Burrel dhe jo në Transilvani e vampirit Drakula siç mund të mendohet, ku është bërë dhe famshme tani në Oksident. Në numrin e fundit të revistës italiane Panorama, shkruhet për njëfarë kundër-gjenocidi të bërë në dëm të serbëve të Kosovës dhe të atyre që cilesoheshin si kolaboracionistë, tradhtarë hesapi: serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzove robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë dhe se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë nga ana uniformave të Uçk-së. Ngjarje kriminale që kanë ndodhur pas qershorit të vitit 1999-të, kur lufta kish tashmë mbaruar. Shkrimi i revistës italiane Panorama bazohet në dëshmitë e marra dhe të shkruara në raportin Baraybar. Pablo José Baraybar është një burrë Peruvian i cili ka drejtuar zyrën e personave të humbur në organizatës e OKB-së në prishtinë (UNMIK), që nga 2002 deri në 2007. Në këtë shkrim thuhet se 400 serbë, romë dhe “kolaboracionistë” mund të jënë dërguar në Shqipëri nga ana e UÇK-së. Hamendësohet se një nga këto kampe pengjesh ishtë në Kukës dhe tjetra në të ashtëquajturën shtëpia e verdhë në Mat. Hajde merre vesh nëse ka ndodhur vërtet. Po, nejse!
Për hir të respektit ndaj së vërtetës para së gjithash, të drejtësisë më së dyti, duhet të hetojmë sa të mundemi për drejtësinë dhe nëse ka patur shfarosje në masë të popullsisë civile, para e mbas qershorit të 1999, kur lufta kish mbaruar. E dimë mirë se marrëzia plus urrejtja ndëretnike gjeneron luftë dhe lufta gjeneron holokuaste të vogëla dhe krime makabre që shtrihen edhe kundër të pafajshmëve. Gjykoni se kanë ndodhur vërtet? Nesje. Tani le të vijmë pak tek Shtëpia e Verdhë në Mat për të cilën flitet në libër se janë bërë transplant organesh për trafikim dhe për barakën prapa saj ku mbaheshin viktimat. Deri këtu s’kemi asgjë faktike. Siç dihet hamendësimet sjellin probleme të provës materiale. Problemi është në një shtrat disi ndryshe: mospasja e fakteve, mungesa e kerkimeve, gjetja e proves vendimtare; trupat e të vdekurve. Ka vetëm disa prova rrethanore që nuk janë të mjaftueshme për një hapje fashikulli hetimor, si përshembull gjetja e disa shiringave dhe ilaçeve për shtendosjen e muskujve, natyrisht të sferës kirurgjike, gjetja e njollave gjaku që banorët e shtëpisë thonë se janë gjak pulash. “Domethënë histori qesharake, që nuk qëndrojnë” cilëson raporti baraybar, sepse ata kanë gënjyer edhe për lyerjen e shtëpisë me të verdhë. “Duke ditur se ne kemi fotografi të asaj shtëpie kur ishte me ngjyrë të verdhë, përpara se tu lyente me të bardhë”- përfundon Pablo. Tjetër. Në libri e ish prokurores për krimet në ish-Yugosllavi Karla Del Ponte, "Ndjekja: unë dhe kriminelët e luftës" tërhiqej hipoteza se organizata kriminale ballkanike ishin në lidhje me Uçk-në për “lëndën e parë”d.m.th. organe jetike, si veshka, zemër e plus prostitucioni, e ku di unë më shumë në tregun e zi europian; më tej hidhej hipoteza se salla e operacionit ndodhej në Burrel dhe kalonte tranzit përgjatë aeroportit të rinasit ku dërgohëshin drejt klinikave kirurgjike (turke etj). Por hipotezat janë vetëm hipoteza, asgjë më tjetër. Ne nuk u besojmë hipotezave apo-jo? Po t’u besojmë të huajve që thonë se “qindra serbë civilë e jo janë marrë peng nga ana e Uçk-së dhe të trasportuar deri në shqipëri dhe pastaj të vrarë”. Ne nuk u besojmë këtyre raporteve apo-jo?. Si për dreq pyeta një amerikan që njeh mirë çëshjet ballkanike, se a kishte mundësi që hordhi të tilla të ishin të imagjinueshme, ja si më shprehet, “gjer më sot pak shumë pak janë interesuar për ta sepse gjatë konfliktit sërbët gjendeshin në anën e gabuar” - kështu më thotë Chuck Sudetic, amerikan me origjinë kroate, i cili ka punuar si analist për tribunalin e Hagës për ish-yugosllavinë dhe ka rrëfyer luftrat ballkanike në kollonat higjenike të gazetës amerikane New York Times.
Drejtësia është miratuar të mos-ndërhyjë më tej në hetime. Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugusllavi ka vendosur që aktet kriminale nuk i përkasin hetimit të saj sepse nuk hyjnë në ligjëshmërinë e mandatit që ka, sepse krimet kanë ndoshur pas qershorit të 1999, kur lufta kish mbaruar. Natyrisht hetimin me ligj do t’i takonte Shqipërisë dhe UNMIK.