Albtelecom nis shtimin e numrave fiks për Tiranën
Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom-it, Akdogan bëri të ditur sot se "Albtelekom ka nisur një projekt për shtimin e numrave fisk në disa zona te Tiranes. Po sot Albtelecom prezantoi ofertat për të gjithë klientët e saj rezidentë ne sherbimin e internetit
TIRANE –Kompania e telefonisë fikse “Altelecom” ka nisur projektin e shtimit të nurmave fiks në disa zona të Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom-it, Mustafa Reshit Akdogan bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp se "Albtelekom ka nisur një projekt për shtimin e numrave fisk në zonat "Garden City", "Spitali Ushtarak", "Univesiteti Epoka", dhe "Fusha e Aviacionit"
Në kuadër të këtij projekti, "Albtelecom", duke nisur nga dita e hënë, do të shtojë rreth 15 mijë numra në zonën e Laprakës.
Albtelecom vijon ofertat "vitin që vjen asnjeri pa internet"
Po sot Kompania e vetme e telefonisë fikse në vend Albtelecom prezantoi ofertat për të gjithë klientët e saj rezidentë dhe biznes në shërbimin ADSL (internet), nën moton "Vitin që vjen asnjeri pa internet".
Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Mustafa Reshit Akdogan, gjatë një konference për shtyp të premten, u shpreh se kompania Albtelecom ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe si rrjedhojë, edhe shërbimin dhe ofertat për të gjithë abonentët.
"Që nga fillimi, Albtelecom përveç uljes së tarifave të shërbimit internet deri në tre herë, ka shtuar edhe ofertat duke bërë dhuratë për klientët e rinj një modem ose duke ofruar tarifën e instalimit falas", por vijoi Akdogan, "për të qënë sa më afër nevojave të klientëve tanë nga data 22 dhjetor, Albtelecom vjen me një superofertë, modem, instalim falas, si dhe 50 % ulje në muaj".
(d.b/BalkanWeb)