Zall Herr, Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
TIRANE- Në vazhdën e turit të tij “Dialog me Shqipërinë” (Bujqesia) , Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal, në komunën Zall-Herr, ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj komune për të diskutuar mbi problemet, sfidat me të cilat ata janë të detyruar te përballen për të mbijetuar, si papunësia, arsimimi, vështirësirë ekonomike dhe toka bujqësore. Mes të tjerash Rama tha se: “Lufta e varfërisë,është një arsye e përbashkët për të qenë bashkë socialistë e demokratë, qytetarë e qytetare të ndershëm, në çdo skaj të Shqipërisë, pa lejuar që politika e vjetër, të vazhdojë të na mbajë të ndarë e të përçarë, ndërkohë që ne kemi plot arsye që ta shohim njëri -tjetrin si aleatë. “Katër vite te tjera me Sali Berishën si kryeministër do të jenë fundi për gjeneratën tonë”.
Me tej Kryetari Rama vuri theksin në rolin që politika duhet të luajë si faktor i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve dhe të halleve të qytetarëve.
(s.g/BalkanWeb)