Ne politike, pa politike Nga Gavrosh Levonja
Ne vazhden e gjate te paradokseve qe kane shoqeruar Shqiperine ne keto njezet vite, pas instalimit te sistemit pluralist ne vend, me i fundit eshte ai i lenies se skenes politike te vendit pa opozite. Gjithcka ne kete drejtim lidhet vetem me nje emer: Edi Rama. Fillimisht , nepermjet kodit te ri zgjedhor ku ai ishte protagonisti kryesor, beri qe partite e vogla shumica e te cilave aleate te tij te shnderrohen ne forca ekstraparlamentare, se dyti, si pasoje e intransigjences dhe mentalitetit refuzues kur eshte fjala per te negociuar kushtet e nje bashkepunimi luajal me te tjeret, krijoi terrenin per aleancen sa te pashmangshme aq dhe normale midis aleatit te tij te kahershem, Ilir Meta me Sali Berishen. Dhe pas ketyre boshatisja e kampit opozitar do te kompletohej po nga vete Rama, i cili ne cilesine e kreut te PS-se do ta spostonte dhe partine kryesore te opozites nga aktiviteti i mirefillte politik duke i rezervuar vetem atributet e nje OJF-je a te ndonje organizate tjeter apolitike. Pak dite pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar e deri diku nga fillimi i marsit te ketij viti, gjithe aktiviteti i PS-se permblidhet vetem ne fjalime te krereve te saj, ne radhe te pare kryetarit, ne ndonje shesh, a rruge apo para kamerave te televizioneve te ndryshem, ne konferenca shtypi e te tjera te ketij lloji ku te gjithe i binin fyellit vetem ne nje vrime; ne ate te hapjes se disa kutive te votimit, alternuar kjo dhe me ndonje proteste a miniproteste ne Tirane a gjetke. Praktikisht, aktivitete sa me lart nuk ka si te mos krijojne pershtypjen se ke te besh me nje organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te qytetareve, fjala vjen si Komiteti i Helsinkit, ndonje grupimi tjeter qe ka si qellim ruajtjen e mjedisit, apo te mbrojtjen e konsumatorit etj... E keqja tjeter eshte se ne kete aspekt, PS po demonstron nje nivel ndoshta me te ulet edhe se ai i para disa viteve i organizates"Mjaft". Konkretisht, forma te tilla si bilbilat a garzat gojembyllese ne parlament duken si nje rrekje per te imituar disa etyde te importuara ne Shqiperi, nga organizata ne fjale. Sigurisht, lidhur me kete ndikon dhe fakti qe nje pjese e mire e emrave te spikatur te "Mjaft"-it jane kooptuar ne strukturat drejtuese te partise se drejtuar nga Rama ose jane aleate te tij. Si pasoje shtabi drejtues i PS-se gjate gjithe kesaj periudhe pothuajse njevjecare, me se shumti shembellen me nje trupe teatrore ambulante aktoret e se ciles ne skena te improvizuara jane angazhuar ne recitimin e "elegjive" per kutite e votimit, duke publikuar gjithashtu dhe ndonje hartim me temen e mesiperme ne media te ndryshme.
Ketu, nuk e kam aspak fjalen qe PS duhet te hyje ne Parlament me doemos apo te respektoje institucionet e dala prej tij; jo. Kjo, pasi aktiviteti politik nuk zhvillohet vetem aty. Ne ate qe konsiderohet si aktivitet politik i nje partie, pervec betejave institucionale, futen dhe komponente te tjere si kontaktet me forca te tjera politike, diversioni per te shkeputur copa nga koalicioni qeveritar, per te rritur presionin ndaj shumices qe kjo ne nje menyre a tjeter heret ose vone te filloje "te leshoje pe". Nga ana tjeter, edhe per te arritur deri tek hapja e kutive do te ishte i domosdoshem hartimi i nje strategjie te mbeshtetur ne manovra dhe levizje politike, duke marre iniciativen per ta vene kundershtarin ne situata te paparashikuara, ku mund te gaboje me kollaj. Por edhe ne kete aspekt, mund te thuhet pa asnje medyshje se Berisha, gjate gjithe kohes e "ka terhequr per hunde" Ramen duke e cuar sa tek hapja e dosjeve, sa tek korrupsioni, tek problemet personale e deri tek sheshi kryesor i Tiranes.
Vec kesaj, nje vend te rendesishem per cdo force politike shqiptare per te arritur nje synim te caktuar, ka dhe terheqja e mbeshtetjes se faktorit nderkombetar. Mirepo, duke dale me idene "o hapjen e kutive o s'ka" Edi Rama dhe grupi i tij nuk kane krijuar terrenin per te siguruar mbeshtetjen qofte dhe minimale per ta shtrenguar Berishen te plotesonte deshiren ultimative te Rames (Edhe pse kjo nuk eshte ne dore te kryeministrit). Fakt eshte se, ne te kundert, te gjithe faktoret e jashtem kane shtuar presionin ndaj Rames per te lejuar deputetet socialiste te hyjne ne parlament. Te fiksohesh per muaj te tere vetem tek hapja e kutive duke ndjekur linjen e padobishme te refuzimit te gjithckaje e duke kercenuar se do te rrezosh pushtetin vetem me protesta rruge, jo vetem nuk fiton asgje, por perkundrazi duke vazhduar vetem me nje avaz ben te bjerret interesi dhe duke kthyer koken pas, e sheh veten me radhe te tkurrura. Ai shqiptari i zakonshem me te drejte arsyeton se nuk ka c'i duhen kutite vetem qe prapanicat e Rames te ulen ne kolltukun kryeministerial dhe ai serish do te mbetet me gisht ne goje. Fakti qe Rama kohet e fundit krahas kutive eshte kujtuar disi dhe per hallet e problemet ekonomike te njerezve te thjeshte, te ben te mendosh se ata qe i "fryjne ne vesh" do t'i kene thene: "Ej, jo vetem me kutite se s'po ta var kush..." Por. edhe ne kete drejtim, ai jo vetem qe eshte teper i vonuar por eshte dhe i pabesueshem. Mjafton fakti qe ai e ka shnderruar PS-ne nga parti mbrojtese e shtresave te uleta, ne nje parti ne kreun e se ciles kane vershuar biznesmene te ndryshem, kryesisht te fushes se ndertimeve. Por mbi te gjitha ai nuk ka nje program konkret ne mbrojtje te interesave te shtresave te mesiperme se si do t'i shpetonte nje here e mire ato nga "zullumet" e Berishes dhe qeverise se ketij. Qe nga dita kur ai i zuri vendin Nanos ne timonin e PS-se nuk dihet te kete shpalosur, program jo e jo, por qofte edhe te kete hedhur ndonje ide te vetme qe te kete te beje me hapje vendesh pune, me ndertim infrastrukture, me zhvillim ekonomik, me ndryshime ne sistemin fiskal per te treguar si do te luftonte varferine e keshtu me radhe. Ne zgjedhjet e vitit te kaluar PS ishte ndoshta e vetmja parti e cila nuk paraqiti nje program per t'i treguar elektoratit se si do te qeveriste vendin dhe sa e si do te perfitonte ai prej ketij programi. Pa dyshim ne mungese te nje programi te qarte dhe te ideve origjinale, Rama nuk preferon te ndeshet me kundershtarin. Keshtu p.sh. ai ka refuzuar gjithmone nje debat te drejtperdrejte me Berishen, ne nje kohe qe, normalisht eshte opozita ajo qe duhet te kerkoje debatin per ta "gozhduar" Berishen duke i kerkuar llogari per "bemat" dhe "gjemat" e tij. Por, per deri sa Rames i pelqen monologu apo intervistat me pyetje e pergjigje te perpiluara nga vete ai, kjo i zhvlereson akuzat e tij ne adrese te qeverise e personalisht Berishes. Po per te njejten arsye Rama sic po tregon me linjen e ndjekur deri tani preferon te marre pushtetin ne tavoline apo revolucion dhe jo permes zgjedhjesh.
Mjafton vetem periudha e pas 28 qershorit te vitit te kaluar per te vertetuar se kreu i PS-se, pavaresisht nga qellimet qe mund te kete pasur, eshte treguar tejet i sinqerte kur eshte shprehur se "une nuk jam politikan". Gjithashtu, po aq i sinqerte eshte treguar edhe kryeministri Berisha duke deklaruar se "Rama eshte kundershtari me komod qe mund te kem pasur".