E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne portin e Durresit kapet autobusi me 100 kg droge

Gjate nje operacioni te kryer nga policia e portit te Durresit u arrit te ndalohej nje autobus me nje ngarkese te madhe droge. Sipas policise ne autobusin tip Setra me targa TR3748G u gjenden dhe u sekuestruan 100 kg droge e cila dyshohet te jete kanabis sativa. Nderkohe drejtori i policise se portit te Durresit ka deklaruar se droga kishte si destinacion Italine. Nderkaq eshte bere i mundur dhe arrestimi i shoferit te autobusit. I arrestuari eshte 34-vjecari Ermir Skardileva me banim ne Tirane. Nderkohe policia vijon kontroll te hollesishem ne autobus duke qene se sasia e droges ishte fshehur ne pjese te ndryshme te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›