E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti reagon ndaj sulmeve per fondin shtese te akorduar nga qeveria

Ne një njoftim ne faqen zyrtare, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, thotë se konstaton me keqardhje nisjen e një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues. Në reagimin e tij, ai shkruan se i janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike, të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Sipas tij, akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Presidentin përbën një shqetësim për funksionimin e këtij Institucioni. Presidenti sqaron se ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›