Në pranga 3 të kërkuar nga drejtësia italiane
Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre shtetas në kërkim nga drejtësia italiane për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.
Sipas policisë, është arrestuar Eni Mullaj, 34 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për armembajtje pa leje. Drejtësia italiane e ka dënuar me 30 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.
I arrestuari i dytë është Altin Bejko, 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuuar nga drejtësia utaliane me 24 vit e një muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, në pranga është vënë edhe Xhorxh Deda, 49 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali me 12 vite e një muaj burg për të njëjtën vepër. / Mark Brunga