Komandanti i Flotës, PS: Imami të sqarojë Kuvendin
Të tjera rreth shkrimit VIDEO- Debati ne Komisionin e Sigurise Konflikti me Topin drejt Gjykates Kushtetuese DOKUMENTI - Cfarë parashikon Kushetuta
TIRANE – Konflikti mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, mbi emërimin e komandantit të Flotës Detare pa dekretimin e Kreut të Shtetit, është transferuar edhe në Parlament. Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti socialist Pirro Lutaj e cilësoi vendimin e Imamit si antikushtetues dhe sipas tij kjo shkelje është bërë "me dashje".
Lutaj theksoi se kompetenca për emërimin e komandantit të Flotës Detare i përket vetëm Presidentit të Republikës. Ai kërkoi që ministri Imami të raportojë në Komisionin e Sigurisë për këtë konflikt kompetencash me Kreun e Shtetit. “Dua të dalë në një prononcim e të thotë ministri i Mbrojtesj: po, kjo është kompetencë e imja, e të mos e thotë shefi i Shtabit”. Lutaj i referohet një interviste që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dha për Zërin e Amerikës ku doli në mbrojtje të ministrit Imami.
Përfaqësues të mazhorancës kanë rënë dakort që të ngrihet një grup mbikqyrës për të konstatuar nëse ka pasur shkelje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes apo jo.
Ministri Imami ka emëruar gjeneralin Ferdinand Kreshpani si Komandant të Flotës Detare pa kërkuar dekretimin e Presidentit Topi. Sipas Kushtetutës së Shqipërise (neni 169, paragrafi 3), “me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Presidenti emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”.
Për këtë përplasje kompetencash, Presidenca i ka dërguar një kërkesë me shkrim Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkon sqarime.
(im/shqiptarja.com)