E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Gjoni: Kufijtë janë më të rëndësishëm se kastraveci i detit. Greqia shkeli 34 herë kufirin detar në një muaj

Share

Deputeti socialist, Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka ironizuar me kryetarin, Edi Rama, pas një deklarate në tryezën për mjedisin, ku u shpreh se qeveria po zhduk edhe kastravecin e detit. Ilir Gjoni ka ngritur shqetësimin e çështjes së kufijve. Siç dihet Shqipëria nuk ka tani një ligj për kufijtë dhe socialistët kanë propozuar një nisëm ligjore që parashikon caktimin e kufirit detar me fqinjët. Në nisëm thuhet se ujërat tona territoriale të përcaktohen me një gjerësi prej 12 miljesh detare.

Kurse Gjoni thotë se kjo çështje po shtyhet qëllimisht nga mazhoranca.

Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha edhe kryetari i PS-së dje, besoj se edhe çështja e kufijve është akoma më e rëndësishme për tu mbrojtur nga kastravecët e papërgjegjshëm. Aq më tepër kur ndodhemi para një rasti flagrant kur Komandanti i Flotës Detare është emëruar nga ministri në shkelje të Kushtetutës dhe kur bazat detare si ajo e Bishtit të Pallës janë nxjerrë jashtë strukturës funksionale të FA. Mazhoranca po i bishtnon mendimit të ligjit për kufijtë. Ka shtyrë në kalendar greke miratimin në Kuvend. Kjo ndodh në një kohë kur kufijtë e Shqipërisë cenohen përditë nga Greqia (sipas një informacioni të besueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes) vetëm muajin e shkuar janë dokumentuar 34 shkelje të kufirit detar, shkruan Gjoni në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›