59-vjeçarja nga Kosova del pas 3 muajsh nga koma
Një 59-vjeçare nga Kosova është rikthyer në jetë pas thuajse tre muaj në koma. Fikrije Kazazi pas trajtimit që ka marrë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet për trajtim shtëpiak – raportojnë mediat kosovare.
Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive, tregon se pacientja kishte ardhur pa ndonjë diagnozë të përcaktuar më herët, por pas shtrirjes në Klinikë kishte filluar trajtimin me terapi etiologjike, pezmatim i trurit dhe ishte vërtetuara se bëhej fjalë për tuberkulozë në tru dhe si rezultatet i efektit të kësaj terapie, e sëmura është e vetëdijshme dhe e aftë për jetë normale.
Familjarët e pacientes tregojnë se të njëjtën e kanë pasur për trajtim edhe jashtë vendi por nuk ka pasur sukses.
Po më thonë se 5 javë ke qenë si e vdekur. Apo ndoshta edhe më shumë, është shprehur pacientja Fikrije Kazazi. /F.S/