E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga autori i vjedhjes se Mercedesit

Nje 19-vjecar eshte arrestuar dy dite me pare nga policia e Vlores pasi dyshohet te jete autori i vjedhjes se automjetit tip Mercedes-Benz me targa VL 5264 C. Lajmi eshte bere i ditur dje nga zedhenesi i Drejtorise se Policise se Vlores Dionis Dulaj sipas se cilit rreth ores 0330 te mengjesit te se dieles sherbimet e policise kane bere te mundur ndalimin dhe shoqerimin e Armando Jani Races 19 vjec banues ne lagjen 11 Janari ne Vlore. Sipas policise i riu dyshohet se ka kryer vjedhjen e automjetit tip Mercedes-Benz me targa VL 5264 C ne pronesi te shtetasit P. A. vjec 53 banues ne lagjen 28 Nentori Vlore i cili ka denoncuar vjedhjen e automjetit te tij rreth ores 0220. Pas denoncimit menjehere strukturat e policise se qytetit bregdetar kane organizuar patrullime ne vendet ku mund te ndodhej mjeti duke e ndaluar ate dhe shtetasin qe e drejtonte ne nje rrugice ne lagjen Kushtrimi. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore per vepren penale Vjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›