Ndihma e SHBA-ve sherben per forcimin e shtetit ligjor
Ka permendur ne menyre te vecante asistencen e vyer te keshilltareve te programit ICITAP ne kryerjen e reformave me jetike per Policine e Shtetit fale te cilave jane permiresuar standardet e performances se Policise se Shtetit. Nderkohe qe ka siguruar ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu se bashkepunimi dhe ndihma e vendit te tij do te sherbeje per permiresimin e vazhdueshem te punes se policise per ti sherbyer forcimit te shtetit ligjor. Ne kete menyre pasi i ka uruar mireseardhjen per viziten e tij te pare ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kreu i ketij institucioni Hysni Burgaj ka falenderuar ambasadorin Arvizu dhe qeverine e SHBA-se per mbeshtetjen e pa kursyer per Policine e Shtetit e cila ka ndikuar dukshem ne rritjen e eficences dhe per rrjedhoje ne rritjen e parametrave te sigurise ne vend. Gjate fjales se tij numri nje i policise Burgaj ka permendur disa elemente kyce te kesaj mbeshtetje sic jane dhurimi i pajisjeve dhe instalimi i plote i sistemit TIMS ne te gjitha strukturat e Policise se Shtetit asistenca per strukturen e analizes se informacionit kriminal asistenca per mbrojtjen e deshmitareve dhe bashkepunetoreve te drejtesise asistenca per forcimin e luftes kunder korrupsionit sidomos per organizimin dhe funksionimin e task-forcave bashkepunimi per lokalizimin dhe kapjen e personave ne kerkim ne koordinim me FBI asistenca per hetimin e aseteve kriminale dhe pastrimin e parave dhurimi i pajisjeve per ekzaminimin e krimeve kompjuterike si dhe mbeshtetjen e vazhdueshme me mjete dhe pajisje logjistike per strukturat kunder krimit te organizuar te sigurise publike dhe Policine Kufitare dhe Migracionit. Ne kete kuader Burgaj ka thene gjithashtu Rol te rendesishem ne kete proces ka qene edhe ndihma e dhene per ndryshimin dhe ngritjen e nje sistemi te ri te arsimimit e trajnimit policor i cili i sherben ne menyre me efikase jo vetem organizates por e shnderron ate ne nje sherbim te vertete per individin dhe komunitetin. Per te ardhmen ne kemi projekte te rendesishme te cilat do te luajne rol per punen tone. Keshtu do te vecoja bashkepunimin e pritshem me FBI-ne per shkembimin e te dhenave per gjurmet papilare te personave te denuar per vendet respektive si dhe te dhena te AND-se trajnime te specialisteve ne fushen e provave dixhitale e kompjuterike si dhe mjaft trajnime qe do te zhvillohen edhe ne fusha te tjera me interes - eshte shprehur ne perfundim te fjales se tij kreu i Policise se Shtetit i cili ka permendur gjithashtu se se shpejti do te realizohet edhe dergimi i oficerit te kontaktit ne SHBA.