E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati Haxhia kerkon perjashtimin e gjyqtarit Hado rrezohet kerkesa

Ne gjyqin per dosjen e bujshme Gerdeci kur dukej sikur do te fillonte normaliteti pas lirimit te kater te pandehurve te arrestuar nga avokatet fillon perseri perplasja me gjykaten. Pasi u largua nga mbrojtja e Mihal Delijiorgjit nje seance para lirimit te tij avokati Maks Haxhia i cili mbron tashme te pandehuren Juliana Margariti ka kerkuar largimin nga trupi gjykues te kryesuesit Ridvan Hado. Shkak per kete kerkese eshte bere pretendimi i avokatit Haxhia se gjyqtari Ridvan Hado ka paragjykuar kerkesat e mbrojtjes. Per kete arsye eshte terhequr per disa minuta trup gjykues i cili pasi eshte konsultuar nuk e ka pranuar kete kerkese duke e rrezuar me arsyetimin se nuk ka asnje shkak qe gjyqtari Hado te paragjykoje kerkesat e mbrojtjes. Nderkohe qe po ne seancen e dites se djeshme gjykata ka vendosur qe per kerkesen per thirrje ne seance te eksperteve ushtarake dhe ekonomike duhet te shqyrtohet nga nje tjeter trup gjykues. Ndersa nje nga prokuroret e ceshtjes ka lexuar aktin e ekspertimit ushtarak ku eshte lexuar se ne komunikimet verbale te drejtuesve per transportin e municioneve per ne Gerdec ku nuk ka ekzistuar nje grafik. Ne kete seance ashtu si dhe diten e premte ka qene i pranishem Ylli Pinari ish-drejtori i Meico-s dhe Sokol Ngjeci te dy me mase sigurie arrest shtepie. Nderkohe qe pas ndryshimit te mases nuk kane qene ne seance te pranishem as Mihal Delijorgji dhe as Dritan Minxolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›