Ngjela ne prokurori per deklaratat per dhune
Paraditen e djeshme Spartak Ngjela kryetar i Partise Ligj dhe Drejtesi eshte paraqitur ne Prokurorine e Tiranes ku do te deshmoje per ngjarjet e 21 janarit ne te cilat ngelen te vrare 4 persona e shume te tjere te plagosur. Burime nga prokuroria bejne te ditur se Ngjela eshte thirrur nga organi i akuzes per te dhene shpjegime ne lidhje me deklaratat qe ai ka dhene ne lidhje me demonstraten e 21 janarit te cilat jane cilesuar si deklarata nxitese dhe provokuese per dhune. Nga po keto burime nga prokuroria mesohet se padia e ngritur ndaj tij eshte nga organi i policise se Tiranes. Jo tre por 13 mije veta jane gati te bien per rrezimin e kesaj qeverie - eshte shprehja e avokatit Ngjela mbremjen e 23 janarit dy dite pasi ishin vrare tre persona ne bulevardin Deshmoret e Kombit e nje i katert po luftonte me vdekjen ne spital. Ngjela eshte i denoncuari kryesor ne nje padi qe Policia e Shtetit beri ne daten 23 janar 2011 me akuzen e thirrjes publike per dhune dhe per permbysjen e rendit kushtetues. Shprehja se 13 mije veta jane gati te bien per rrezimin e qeverise e bere nga avokati Ngjela eshte cilesuar nga ana e policise si deklarate nxitese qe premtonte dhune per protesta ne vazhdimesi te Opozites se Bashkuar te drejtuar nga Partia Socialiste. Spartak Ngjela si kryetar i Partise Ligj dhe Drejtesi eshte pjese e Opozites se Bashkuar e cila organizoi me date 21 janar nje proteste te dhunshme e cila nga ana e mazhorances cilesohet si nje tentative per grusht shteti.