Ne pranga dy persona te shpallur ne kerkim

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim për disa vjedhje, Alfons Hoxhën. 18 vjeçari banues në Vlorë, dyshohet të jetë autori i disa rasteve të vjedhjes së kabujve elektrik në zonën e Himarës.
Gjithashtu, në pranga është vënë dhe shtetasti i shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, Dritan Korça, vjeç 34, banues në Konispol, Sarandë.
Ky shtetas ka qënë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.