E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirëpritet 2013-ta, Zelanda dhe Autralia spektakël me fishekzjarre (FOTO)

Zelandë e Re- Festime po zhvillohen në mbarë botën për të shënuar vitin e ri, me ishullin Kiribati në Oqeanin Paqësor, Zelandën e Re dhe Australinë që e priten të parat 2013-ën.

Zelanda e Re përjetoi ndërrimin e viteve kur 2013-ta trokiti atje kur në Shqipëri akrepat e orës shënuan 12:00 të mesditës të së hënës.

Organziatorët ishin të shqetësuar për kapriçot e motit gjatë momentit të ndërrimit të viteve atje…por asgjë nuk pengoi që mesnata e 31 dhjetorit të ishte një natë e madhe, me shumë muzikë buzë liqenit dhe natyrisht fishekzjarre në ekranit e tyre të famshëm.

Festime në ishujt e Paqësorit

Turma të mëdha njerëzish nga e gjithë bota ishin në Wanaka, tjetër pikë e nxehtë e festimeve ku policia tha se nuk janë shënuar probleme. Kjo është festa më e madhe për neozelandezët, vendi feston për tre ditë me radhë dhe shumë njerëz e turistë marrin pjesë në festivale të ndryshme.

Mrekulli…

Po ashtu në Australi të hënën në mbrëmje në Sydney mijëra njerëz shijuan spektaklin e fishekzjarreve. Sakaq festimev të tilla po dhe do të mbahen në shumë qytete të tjera në nivel global.

Spektakël në Australi

Festimet u mbajtën për herë të parë në Birmani, ku tubimet e mëdha publike janë ndaluar nga sundimtarët e saj të mëparshëm ushtarakë.

Festime në Birmani

Me orën evropiane Viti i Ri kremtohet fuqishëm në qytete përfshirë Moskën, Parisin dhe Londrën. Më shumë se dy milionë njerëz janë në plazhet e Rio de Janeiro-s e Copacabana-s. New York-u do të shënojë vitin e ri me numërimin tradicional dhe rënien e topit mbi Times Square.

Fishekzjarre në Zelandën e Re

Fishekzjarre

Festime në Indonezi

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›