menden cmimet ne Durres

Çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm në qytetin e Durrësit vazhdojnë të rriten nga dita në ditë.
Festat e fundvitit si dhe mungesa e kontrolleve nga strukturat përkatëse kane ndikuar në rritjen e tyre. Nga një vëzhgim i kryer në tregun e fruta perimeve në këtë qytet vërehet një luhatje e konsiderueshme e çmimeve krahasuar me një javë më parë.
Sipas konsumatorëve, tregtaret spekulojnë me çmimet
Një sërë artikujsh si, domatja, patëllxhani, lulelakra, kastraveci etj, këtë javë kanë pësuar një rritje nga 50 deri në 150 lekë. Gjeli i detit ka një rritje prej 15 %.
Çmimet aktuale të disa prej produkteve të shportës: Kastraveci 400 leke Lule-Lakra 300 leke Patëllxhani 450-500 leke Specat 250-300 leke Rrushi 150-300 leke Molla 100-200 leke Portokalli 100-130 leke Mandarina 100-1500leke Qepa 60-80 leke