E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga per vjedhje u gjenden arme dhe droge



DURRES - Dy te rinj jane arrestuar per nje sere vjedhjesh te ndodhura ne Durres dhe gjate kontrolleve u jane gjetur arme dhe lende narkotike. Policia e Durresit tha se gjate operacionit te koduar Fillim vjeshte jane ndaluar Rrustem Sulaj 22 vjec banues ne fshatin Arapaj te Durresit si dhe 30-vjecari Eridon Emini banues ne Lagjen Nr. 14 ne qytetin e Durresit. Sipas policise arrestimi i dy te rinjve eshte bere pasi jane identifikuar si autore te dyshuar per kryerjen e disa veprave penale. Sulaj dhe Emini akuzohen se kane kryer disa vjedhje ne Durres. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e dy te ndaluarve u gjeten 271.60 grame lende narkotike e llojit Cannabis sativa arme luftarake dhe fisheke.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›