E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-policet ne proteste nuk i marrin parate prej 15 muajsh



KORCE - Ish-oficere e efektive policie qe kane dale ne reforme ne qarkun e Korces ankohen se nuk kane marre pagesen e percaktuar me ligj prej 15 muajsh. Protesta e pare e ketij lloji eshte bere gjate dites se djeshme ne qytetin juglindor nga rreth 250 persona te cilet kane dale ne reforme qe me pare. Keta te fundit kane deklaruar se kane me shume se 15 muaj qe nuk kane marre parate e tyre. Por ky nuk eshte nje problem vetem per ish-oficeret e Korces por te te gjithe Shqiperise. Ne deklarime te ndryshme ish-oficere te policise kane shume kohe qe nuk i kane marre parate e tyre ashtu sic e percakton ligji shqiptar per ata qe dalin ne reforme. Dje ish-oficeret kane protestuar prane zyres rajonale te Sigurimeve Shoqerore.
PENSIONI
Rreth 250 ish-police kane deklaruar gjate dites se djeshme se nuk kane perfituar pensionin e parakohshem pas daljes ne reforme. Ata jane shprehur se kane dale ne reforme dhe deri para 15 muajsh kane marre parate qe u takonin. Por zyrtare te Sigurimeve Shoqerore kane sqaruar se fondet per kete kategori nuk jane levruar ende nga Ministria e Financave. Gjithashtu ata kane shtuar se ceshtje te tilla u perkasin dhe drejtorive te policise ku ata kane sherbyer para se te dilnin ne reforme. Ish-policet kane kercenuar se nese nuk plotesohen kerkesat e tyre dhe nuk u jepen parate e 15 muajve do ti pershkallezojne protestat. Por ka dhe nje problem tjeter. Ish-punonjes policie te cilet tashme jane ne pension te parakohshem tregojne se qe me hyrjen ne fuqi te ligjit per sigurimin shoqeror suplementar ata nuk i kane marre parate qe u takojne. Sipas tyre qe ne muajin qershor te nje viti me pare atyre nuk u eshte derdhur pensioni ne llogarine e tyre.
PROBLEMI
Ne lidhje me kete problem ish-policeve u eshte shpjeguar se jane disa akte qe duhet te miratohen me vendim qeverie qe keto pensione te vazhdojne te jepen normalisht. Sipas te dhenave pensionet e prapambetura do te jepen por pasi te dalin keto akte. Megjithate problemi i policeve nuk qendron nese keto do te jepen apo jo por momentalisht ata kane mbetur pa te ardhura. Me ligjin e ri shperblimi bashke me pagesen kalimtare ku pagesa kalimtare fillon ne muajin e trete pas daljes ne lirim nuk mund ti kalojne 13 paga te plota. Ndersa me ligjin e meparshem per te cilin policia kembenguli qe mos te ndryshonte punonjesi i policise perfitonte dy paga shperblim dhe per 36 muaj perfitonte gjysmen e pages referuese te muajit te fundit te punes. Pra me pagen qe ai kishte dale ne reforme i llogariteshin 36 gjysma page ose 18 paga te plota.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›