E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqezim fatal ne Adriatik vijon kerkimi nga ajri i shtate te zhdukurve

Durres 20 tetor 2011 NOA / Irma Toptani Update ndash Shtate te zhdukur nje i vdekur dhe dy te mbijetuar eshte bilanci i deritanishem i tragjedise se ndodhur mesnaten e shkuar ne ujerat nderkombetare te Adriatikut.
Pak ore pas tragjedise se ndodhur mese 20 milje larg brigjeve shqiptare te Durresit po vijon prej mengjesit edhe operacioni i kerkimit te te zhdukurve me helikoptere nga ajri ndersa lajmet mund te ndryshojne nga momenti ne moment ne varesi te aksionit.
Bilanci i tragjedise u shenua ne oren 1.00 pas mesnates se te merkures gjate perplasjes se tragetit Ankara te linjes Durres - Bari me anijen tregtare turke Reina 1 e cila kishte ne bord 10 persona te tere turq.
Perplasja rezultoi fatale per anijen turke e cila u fundos teresisht nderkohe qe te mbijetuarit e saj deri me tani jane dy marinare nga Stambolli 51-vjecari Ahmed Secik dhe 38-vjecari Ahmed Bau te cilet ndodhen ne spitalin e Durresit jashte rrezikut per jeten.
Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e tragjedise dy te mbijetuarit rrefyen momentin tragjik te fundosjes se anijes se tyre duke thene se ishte trageti Ankara ai qe u perplas me anijen e vogel turke.
Dy te mbijetuarit duke folur nga spitali i Durresit thane se gjithcka kishte ndodhur ne vetem dy minuta dhe anija ishte fundosur.
Nderkohe nga presioni i perplasjes ne det te hapur shtate pjesetare te tjere te ekuipazhit duket te jene larguar nga dallget ndersa nje marinar turk u nxorr i vdekur nga deti.
Sipas autoriteteve portale te Durresit anija turke dhe trageti ecnin ne drejtime te ndryshme njera perdrejt Veriut dhe tjetri drejt Perendimit duke u kryqezuar ne menyre fatale me njera ndash tjetren.
Por eshte ende heret sipas autoriteteve nisja e hetimeve per shkakun e kesaj tragjedia te shenuar ne detin Adriatik mese 20 milje larg brigjeve te Durresit por jo ne ujerat tona territoriale.
Autoritet shqiptare te Portit te Durresit qe jane angazhuar ne operacionin e emergjences bejne me dije se eshte e veshtire te gjenden trupat e te zhdukurve nderkohe qe ne ndihme te kerkimit po patrullojne ne ajer mbi Adriatik dy helikoptere ndersa nga deti vijojne operacionin e kerkimit kater motovedeta dhe anija ushtarake Iliria.
Anija e vogel turke Reina 1 ishte nisur nga Rusia perdrejt Malit te Zi kur ne oren 1.00 te mesnates u perplas me tragetin Ankara te linjes Durres ndash Bari e cila kishte ne bord 196 pasagjere.
Perplasja rezultoi fatale vetem per anijen e vogel turke ndersa trageti me pasagjere nuk ka pesuar deme.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›