E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident makinash 1 i vdekur dhe 7 te plagosur

Nje ngjarje e rende eshte shenuar mbremjen e djeshme rreth ores 2230 ku si pasoje e nje aksidenti u plagosen 7 persona dhe 1 humbi jeten. Ngjarja e rende ka ndodhur ne rrugen e re te Rinasit ku nje automjet tip Benz Furgon qe drejtohej nga 23-vjecari Cufi Elezaj i cili shkonte ne drejtim te Rinas-Qafe Kashar eshte perplasur me automjetin tip veture Hundai me targa KEA 6533 drejtuar nga shtetasi Altin Dushaj 28- vjec nga Lezha i cili po ecte ne drejtim te kunder. Si pasoje e kesaj perplasjeje ka gjetur vdekjen e menjehershme shtetasi Altin Dushaj ndersa jane aksidentuar shtetasit Erald Hoxhalli 23-vjec Jetmira Doda 26-vjec Flamur Doda 27-vjec Elton Bogdani 23-vjec dhe Florian Mulleti 30-vjec si dhe Vjollca Luca 49-vjece e cila mesohet se eshte ne gjendje te rende per jeten. Pas aksidentit policia ka arrestuar ne flagrance shtetasin Cufi Elezaj 23-vjec banues ne Bathore i cili akuzohet per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›