E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Adriatik perplaset trageti me anijen e mallrave

Ne ujerat e Adriatikut gjate mesnates eshte shenuar nje aksident i rende ku nje traget me pasagjere eshte perplasur me nje anije tregtare duke shkaktuar mbytjen e kesaj te fundit. Mesohet se trageti Ankara ishte i linjes Durres ndash Bari i cili ishte nisur nga Durresi drejt Barit. Ky traget eshte perplasur me anijen tregtare turke Reina1 e cila ishte nisur nga Rusia drejt Malit te Zi dhe kishte nje ekuipazh prej 10 personash i cli pas perplasjes eshte mbytur menjehere. Ne baze te informacioneve me te fundit 2 marinare te anijes turke kane arritur te shpetonin ndersa eshte gjetur trupi i pajete i nje marinari tjeter. Mesohet se dy marinatet e mbijetuar jane Ahmet Seicid 51-vjec dhe Ahmed Bau 38-vjec . Nderkohe mesohet se po vijojne ende operacionet e kerkim-shpetimit per 7 pjesetaret e tjere te ekuipazhit. Ndersa trageti me 196 pasagjere nuk eshte demtuar dhe ka qendruar ne vendngjarje per te dhene ndihmen e pare. Nderkohe jane vene ne gatishmeri ushtria policia dhe spitali i Durresit madje eshte ngritur dhe shtabi i emergjences i cili drejtohet nga prefekti Genc Alizoti. Po ndjekim hap pas hapi situaten madje jemi duke e menaxhuar ate- ka theksuar prefekti Alizoti. Ndersa drejtori i kufirit dhe migracionit Sajmir Boshnjaku ka deklaruar se forcat e shpetimit po bashkepunojne me Guardia di Finanza per te gjetur trupat e 5 marinareve te tjere. Nderkaq mesohet se kane nisur edhe operacionet e shpetimit nga ajri ku helikopteret kane nisur fluturimet rreth zones ku jane perplasur trageti me anijen per te bere te mundur gjetjen e trupave te 5 personave te zhdukur. Nderkohe mesohet se nje zedhenes maltez i autoriteteve te transportit ka deklaruar se Malta ka derguar nje grup hetimor per te marre pjese ne hetimin e mbytjes se anijes malteze ne brigjet e Adriatikut. Sipas tyre ka qene anija e mallrave qe ka derguar nje mesazh SOS dhe eshte kapur nga rojet bregdetare italiane e cila ka dhene alarmin per perplasjen fatale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›