E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të ftesës nga Zagrebi

Ende nuk ka ftesë zyrtare nga autoriteteve kroate për pjesëmarrjen e presidentit Fatmir Sejdiu në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Kroacisë, Ivo Josipovic.

Zyrtarët në Zagreb kanë thënë se në këtë ceremoni janë ftuar përfaqësues nga gjitha shteteve, me të cilat Kroacia ka raporte diplomatike.

Por, zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri, ka thënë të shtunën për Kosovapress se një ftesë e tillë ende nuk ka arritur në Kosovë, gjë të cilën ai e arsyeton se institucionet nuk punojnë për shkak të ditëve të vikendit. “Deri në këto momente kur po flasim, ende nuk kemi marrë asgjë. Dihet se e shtuna dhe e diela janë ditë vikendi dhe për shkak se institucionet nuk punojnë, mund të ndodhë që ftesa të arrijë ditën e hënë. Kur të arrijë ftesa, ne do t’ju njoftojmë”, ka thënë Beqiri.

Inaugurimi i presidentit kroat do të behët të hënën, derisa presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni me mospraninë e homologut të tij nga Kosova, Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›