Në pritje të kryebashkiakut...

Kjo në fakt, nuk ishte hera e parë që shpallej fitues Basha dhe tashmë për qytetarët, emocioni është shtuar plotësisht.
Afërsisht dy muaj që kurse u zhvilluan zgjedhjet lokale, procesi për Tiranën nuk është mbyllur ende, duke e shndërruar jo vetëm në një betejë për drejtuesin e ri të kryeqytetit, por në një betejë politike, pasi përballë kandidatit Basha ndodhej kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Paraprakisht, me mbylljen e numërimit të votave në kryeqytet, proces i ndjekur drejtpërdrejt në studiot televizive, kandidati Rama doli me 10 vota plus, por më vonë Partia Demokratike bëri ankimin pranë KQZ-së duke kërkuar numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.
Rezultati ndryshoi duke shkuar rreth 80 vota në favor të Bashës. Ndërkohë, opozita socialiste, duke e vlerësuar vazhdimisht proces të manipuluar, u ankimua në Kolegjin Zgjedhor. Pas dy ankimimeve të para, ku njëri u hodh poshtë, PS-ja bëri edhe një ankimim të tretë më të “thelluar”.
Pas kësaj, kur të gjithë prisnin që Kolegji ta hidhte poshtë ose të vendoste pro PS-së, shpalli një vendim disi të ndërmjetëm, duke kërkuar nga KQZ-ja numërimin e votave të kontestuara. Me t’u publikuar vendimi, KQZ-ja nisi punën për numërimin e këtyre votave për të 11 njësitë bashkiake në Tiranë, ku kandidati Basha thelloi fitoren, duke marrë 93 vota plus.
Tashmë, Partia Socialiste ka paralajmëruar edhe një padi tjetër në Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve në kryeqytet. “Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar e bindur se fitorja në 8 maj i takon Edi Ramës dhe se fitorja e Edi Ramës ishte një fitore madhështore mbi makinerinë qeverisëse, e bindur se Sali Berisha dhe Ristani i prishën këto zgjedhje për të fshehur humbjen e tyre në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do kërkojë pavlefshmërinë e plotë për këtë masakër elektorale”, tha të shtunën deputeti Blendi Klosi.
Në selinë rozë po punohet për hartimin juridik të ankimimit, megjithëse ende nuk dihet asgjë zyrtarisht. Sipas ligjit, ankesa mund të bëhet jo më vonë se tre ditë nga vendimi i KQZ-së, çka do të thotë se ankimimi mund të bëhet të hënën. Pas kësaj, Kolegjit do t’i duhet të mblidhet për të vendosur për shqyrtimin e padisë. Nëse PS-ja do të depozitojë sërish ankimin në një betejë të fundit ligjore, atëherë do të duhet edhe disa ditë të tjera për të mësuar zyrtarisht kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, që me shumë gjasa do të jetë Lulzim Basha.
Me vendimit të Kolegjit, varen edhe qëndrimet e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën, që do të duhet të vendosë për hapat e mëtejshëm të bojkotit parlamentar, pasi siç është shprehur edhe vetë Rama, qëndrimet e PS-së varen nga rezultati i Tiranës. /S.Lleshi/Start/
2011-06-26 17:21