Flotilja, Izraeli paralajmëron gazetarët ndërkombëtarë

Qeveria izraelite shpalli paralajmërimin të dielën duke theksuar se përveç të tjerave, gazetarëve mund t’iu sekuestrohen edhe pajisjet, njoftoi e përditshmja izraelite “Haaretz” dhe “Al Xhazira”.
Kërcënimi vjen në një kohë që aktivistët pro-palestinezë përgatiten të lundrojnë në drejtim të Gazës nga Greqia ose ndonjë tjetër shtet, në përpjekje për të thyer bllokadën disa vjeçare ndaj rajonit.
11 anije - nëntë anije me pasagjerë dhe dy me mallra, me rreth 1 000 aktivistë nga 20 shtete pritet të jenë pjesë në “Flotiljen - e dytë – të Lirisë”.
Në mesin e aktivistëve janë edhe shumë izraelitë, përfshirë Amira Hass-in, gazetare e shquar e të përditshmes izraelite “Haaretz”.
Tentative për të thyer bllokadën izraelite ndaj Rripit të Gazës vjen një vit pasi një flotilje u sulmua nga komandot izraelite.
Si pasojë e sulmit të 31 majit 2010 ndaj flotiljes së ndihmave, 9 aktivistë humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u plagosën./Start/F. Prroni/
2011-06-26 17:34