E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, dy në pranga për plagosjen e një shtetasi

Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar shtetasit Rakip Roli, 44-vjeç, me banim në Sanxhak si dhe Petrit Sana, 46-vjeç, me banim nëe fshatin Gjorëm të rrethit Kurbin.

Dy ditë më parë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me dy shtetas të tjerë për të cilët është bërë shpallja në kërkim policor, kanë plagosur me mjete të forta, në fshatin Gjorëm, shtetasin me iniciale I S, 20 vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-27 08:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›